E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i pedofilisë në Greqi, 18 të arrestuar

Operacioni u zhvillua në zonën veriore të Greqisë, dhe policia sqaron se i gjithë informacioni për përdoruesit e faqeve pedofilike është siguruar nga Interpoli. Në pranga kanë rënë gjithsej 18 persona, të gjithë me arsim universitar dhe njerëz të njohur në komunitetet ku jetojnë. Në banesat e të arrestuarve u gjetën kompjutera dhe hard-disqe me fotografi dhe video porno, ndërsa po punohet për gjetjen e vendeve ku janë filmuar pamjet rrëqethëse me përdhunime fëmijësh të mitur. Autoritet greke shprehen tepër të shqetësuara për përmasat që ka marrë ky fenomen në Greqi, pasi me arrestimet e fundit, numri i përgjithshëm i të prangosurve për veprën penale të pedofilisë arrin në 125 persona. Agjentët theksojnë se materialet pornografike qarkullojnë lirisht në internet, kundrejt pagesave të cilat arrijnë në disa qindra euro për çdo minutë material të shkarkuar.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›