E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëpritet marrëveshja për klimën

Këto komente, kreu i Kombeve të Bashkuara i bëri pasi delegatët e pranishëm në konferencën dyjavore i thanë në parim po marrëveshjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e arritën me vendet e tjera. Marrëveshja përfshin gjithashtu premtimin për të kufizuar rritjet e temperaturës në 2 gradë Celcius. Dhe, ç'është më e rëndësishme për SHBA-në, ajo propozon një formë verifikimi ndërkombëtar që zvogëlimet e emetimeve në vendet kryesore të zhvilluara që në fakt po bëhet. Por çmimi për arritjen e kësaj marrëveshjeje ishte i lartë: vendet në zhvillim luftuan gjatë gjithë natës që konventa e OKB-së për ndryshimin e klimës ta hidhte atë poshtë. Ato u ankuan se ajo u bë pa pjesëmarrjen e tyre, nuk kishte asnjë mundësi që të bëhej e detyrueshme ligjërisht dhe se nuk kishte objektiva për uljen e emetimeve. Më në fund u arrit në kompromis që delegatët ta pranonin marrëveshjen e re pa e miratuar atë formalisht. Kjo gjë do të lejojë që instrumentet e financimit, konform marrëveshjes, të behën operacionale nga janari i vitit të ardhshëm. Një tjetër problem është edhe se në krye të dokumentit do të ketë një listë të vendeve në favor dhe kundër, dhe ekspertët besojnë se paratë do të shkojnë vetëm tek vendet që thonë po. (bbc)                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›