E Premte, 6 Nëntor 2026

Meta: Në protestën e fermerëve duhet të jenë të gjithë shqiptarët

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sot për takimin e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare në Athinë.

Meta tha se Rama zhvilloi një ekskursion me të gjithë administratën në Greqi.

“Ishte e pamundur që të kalohej koha pa këngëtarët dhe këngëtaret e njohura atje. Në fund të fundit, ky ishte i vetmi elementë pozitivë për ata pak shqiptarë që kanë shkuar me dëshirën e tyre në atë tallave”, u shpreh ai.

Sa i takon votës së emigrantëve Meta tha se kanë qenë gjithnjë pro votës së diasporës.

“Partia e Lirisë do vazhdojë një tur takimesh me diasporën. Në Angli, Uells, por pa diskutim dhe në Celtic, pas fitores së Derbit. Athinë, Selanik, Itali, kudo që janë shqiptarët. Ata e dinë se kush i ka përzënë dhe kush do t’i japi mundësi për t’u rikthyer me dinjitet në vendin e tyre. Ajo tallava atje ka kushtuar me 10-ra milionë euro”, shtoi Meta.

Lidhur me protestën e fermerëve të Beratit e Fierit, të zhvilluar pranë Urës së Kuçin, Meta tha se “në atë protestë duhet të jenë të gjithë shqiptarët. Edhe fermerët janë pjesë e skenarit për largimin e shqiptarëve”.

“Programi ynë i Partisë së Lirisë, është programi më konkret për Bujqësinë. Kemi marrë në konsideratë modelin e Maqedonisë së Veriut dhe do ta përmirësojmë për të bërë më mirë se në Maqedoninë e Veriut. Potencialet janë të mëdha”, tha Meta.

1 nga 2

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›