Meta: Një takim Rama- Berisha do e përshpejtojë procesin
Kryetari i LSI, Ilir Meta, duke folur në një takim të Lëvizjes së Gruas për Integrim, ka komentuar sërish çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke thënë se duhet përmbyllur me sukses raundi i dytë. Meta tha se një takim mes Berishës dhe Ramës do e përshpejtonte procesin. Kreu i LSI vlerësoi kandidaturën e paraqitur nga mazhoranca, duke thënë se nuk është partiake dhe mund të marrë konsensus. Vlerësoj mazhorancën për paraqitjen e një kandidature serioze dhe bindëse. LSI kë nja angazhim për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Angazhimi ynë është që procesi konsensual të vazhdojë edhe për reformat edhe pas zgjedhjes së presidentit të ri, tha Meta.
Kam kërkuar të zhvillohen takime të niveleve të larta dhe kam apeluar për takim Rama-Berisha në mënyrë që paragjykimet që burojnë nga distanca të shkrihen e të ecët në rrugë të mirë një zgjedhje dinjitoze e presidentit të ri dhe mbyllje e reformave. Një takim Berisha Rama do ndihmonte përshpejtimin e procesit, nuk kemi pse të humbasim ditë e javë në një situatë pritje se çdo minutë është e çmuar, vendi ka nevojë për shumë reforma, tha ai.
