Kandidat konsensual për votimin e dytë për presidentin?
Një burim i mirëinformuar i respublica.al na njofton se sot rreth orës 4 të mëngjesit është arritur konsensusi për një kandidat për President të Republikës, i cili mund të marrë shumicën dërrmuese të votave në Kuvend. Sipas burimit, informacionet e të cilit na kanë rezultaur të sakta në të kaluarën, Ilir Meta ka qenë strumbullari i negociatave mes Ramës e Berishës. Sidoqoftë nuk kemi detaje mbi logjistikën e bisedimeve.
Duket se presioni i Brukselit ka bërë që të politikanët tanë të lëvizin nga llogoret e djeshme. Mbetet të shihet se çqëndrim do të mbajë Berisha ndaj paketës së nëntorit që përmendi Fule mbremë në intervistën për Top Channel (reformat zgjedhore, parlamentare the të imuniteteve). Sipas burimit tonë, ndëjtja e LSI-së në koalicionin aktual qeveritar do të kushtëzohet nga progresi në plotësimin e paketës së nëntorit , aq shumë të kërkuar nga Brukseli për ti hapur Shqipërisë rrugën e integrimit europian.
Shënim: Informacionet e mësipërme nuk arritëm ti konfirmonim nga burime alternative. Duket se vetëm një rreth fare i ngushtë është në dijeni të rezultatit të negociatave të mbrëmshme.