E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta: Nuk do të marr pjesë në asnjë garë politike partiake deri më 24 Korrik!

Presidenti Ilir Meta tha këtë të hënë se nuk do të marrë pjesë në asnjë garë politike partiake deri me 24 korrik. Kjo deklaratë vjen si përgjigje e deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes që pati me Grupin Parlamentar të PS-së, i cili tha se më 6 mars do jemi përballë popullit të 2 marsit. Për presidentin Meta, kjo është një kurth diletantësh. Ai tha se të gjithë ata që do të duan të përballen me të, do e kenë këtë mundësi pas 24 prillit, datë kur përfundon dhe mandati i presidentit.

“Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave në politikë përfundoi me 25 Prillin. Kështu që Presidenti Ilir Meta as nuk ka marrë as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në asnjë garë politike partiake deri më 24 Korrik. Sigurisht, kemi bërë një premtim solemn që pas 24 Korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin heroik, patriotik dhe sovranist të 2 Marsit. Ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot homazhe tek shtatorja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemali. Meta vuri theksin te fuqizimi i shtetit dhe forcimi i institucioneve të pavarura si dhe integrimi evropian i vendit.

“Është një moment i rëndësishëm për të për të vlerësuar dhe përulur me nderim përpara jo vetëm sakrificave dhe një jete të tërë të atit themelues të shteti tonë Ismail Qemalit, por mbi të gjitha për të treguar jo vetëm nderimin ndaj personaliteti të jashtëzakonshëm të historisë tonë kombëtare, por është dhe një moment për të reflektuar të gjithë për të forcuar shtetin tonë për të rivendos sovranitetin e popullit tonë, për të forcuar të gjitha institucionet e pavarura dhe mbi të gjitha për të përshpejtuar rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë e cila prej kohësh është në stacion”, u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›