Berisha: Basha i përfshirë në afera korruptive me Ramën

Ish- Kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta nga Mirdita në adresë të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke e sulmuar për lidhje me afera korruptive me kryeministrin Rama.
Zoti Berisha apeloi për bashkimin e shqiptarëve në atë që e cilësoi revolucion paqësor kundër qeverisë dhe opozitës të marrë peng prej saj.
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, konfirmoi nga Mirdita se do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme më 6 mars.
Ai ftoi qytetarët që të marrin pjesë në votimet për kandidatët. Sipas tij, primaret janë një praktikë amerikane.
“Kemi vendosur që në këto 6 bashki të marrim pjesë në zgjedhje. Do caktojë qytetari për kandidaturat, jo Sali Berisha dhe të tjerët. Do bëhen zgjedhje në struktura, do jeni ju që do caktoni.
Meqë jemi në prag të këtyre primareve, që janë praktikë e mirëfilltë e lirisë së SHBA, ku votat e anëtarëve dhe qytetarëve përcakton kandidatin dhe jo ai që do kryetari apo kryesia!
I ftoj të gjithë të marrin pjesë në votime dhe t’i kthejnë shpinën Lul Kimikut. I ftoj deputetët të vijnë te ju, se ju i keni votuar ata. Nuk i ka votuar Lul Kimiku. Ai mund t’u ketë marrë, e keni vetë parasysh ju,” tha Ish- Kryeministri Sali Berisha.