E Enjte, 5 Nëntor 2026

Plani i Pastrimit Kombëtar, Rama: S’mund ta quash veten patriot, e aty për aty të bësh pis pa t’u dridhur qerpiku

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë pamje nga aksioni i qytetarëve në bashkëpunim me punonjës të bashkive për pastrimin e mbetjeve në disa qytete të Shqipërisë.

Kryeministri Rama ka falenderuar qytetarët dhe punonjësit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit, ndërsa ka shtuar se “s’mund ta quash veten patriot, e aty për aty të bësh pis pa t’u dridhur qerpiku”.

“Faleminderit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit.

Zbatimi i Planit të Pastrimit Kombëtar është kthyer në punë të përditshme në gjithë Shqipërinë 🇦🇱 pa e ulur ritmin, sepse gjithmonë e më shumë qytetarë e kuptojnë se s’mund ta quash veten patriot, e aty për aty të bësh pis pa t’u dridhur qerpiku .

*momente nga pastrimi në Bulqizë, Vlorë, Fier, Elbasan, Libohovë, Mat, Dropull, Divjakë, Përmet, Roskovec, Gjirokastër, Pustec, Selenicë, Mallakastër, Memaliaj dhe Krujë.”, -përfundon mesazhi i kryeministrit në rrjetin e tij social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›