Kuvendimi Popullor, Rama: Më shumë se 16 mijë qytetarë pjesmarrës në 24 orët e para

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se deri mbrëmjen e së premtes, pas publikimit të pyetjeve të para të pyetësorit të këshillimit kombëtar e kanë plotësuar 16.544 qytetarë.
Ai u shpreh se ky është një rezultat i mbledhur vetëm në 24 orët e para duke bërë thirrje që të gjithë të bëhen pjesë e Kuvendimit popullor.
“Me falenderimin e madh për 16.544 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë Jepni opinionet tuaja”, shkruan Rama.