Meta: Nuk e tradhtova unë të majtën
Ilir Meta, në një intervistë të dhënë për "Top Channel", deklaroi se nuk e ka tradhtuar opozitën dhe të majtën në tërësi. Ai ka theksuar se i vetmi që nuk duhet të flasë për tradhti është Edi Rama dhe se Shqipëria ka nevojë për një PS të përgjegjshme, të hapur. Gjatë intervistës, Meta theksoi se "ne nuk kemi pasur asnjë marrëveshje me Partinë Socialiste. Gjithçka është trillim absurd i kryetarit mandat ndërprerë të saj. Nuk kemi tradhtuar askënd dhe jam dakord me zotin Berisha kur bëhet fjala për punë tradhtish, i vetmi që nuk mund të flasë është pikërisht personi në fjalë dhe në këtë rast dua të theksoj se Shqipëria ka nevojë për një Parti Socialiste, të ndërgjegjshme, të hapur dhe jo një censurë ku kameramanët që rrezikojnë jetën, bëhen heronj të demokracisë për të dhënë një informacion nga një kongres. Një Parti e tillë Socialiste pa dyshim që do kishte një rol të
rëndësishëm në këto procese integruese". I vënë në qendër të kritikave jo vetëm nga PS, por edhe në LSI, Meta deklaron se ky bashkëpunim me Berishën do ketë një kosto për figurën e tij dhe LSI-në. Meta shprehet se "absolutisht që do të ketë vetëm ndikime
pozitive shumë të fuqishme. Rezultati i parë do jenë zgjedhjet vendore ku LSI-ja do ketë përfaqësuesit e saj në administrimin e këtij procesi, por dhe kontributet e mëdha për stabilitetin e vendit, për integrimin e vendit për të zgjidhur disa nga problemet më të mëdha që kanë shqiptarët. Nuk dua të bëj
asnjë krahasim me politikanë anakronikë, të ish-lejeve të ndërtimin, interesat e Shqipërisë nuk kanë lidhje me interesat e asnjë lloj sh.p.k". Sipas kreut të LSI-së, është një mijë herë më mirë të bashkëpunosh me një kundërshtar deri tani
të fortë, sikurse është edhe rasti i zotit Berisha apo i PD, sesa të bashkëpunosh me një njeri i cili nuk ka asnjë princip të qartë bashkëpunimi, as moral dhe i cili nuk ka asnjë ide të qartë politike sikurse ishte dhe filozofia e tij absurde përtej së majtës dhe të djathtës. Ju mund të më akuzoni se ne e kemi kopjuar, nuk është kështu. Zëvendëskryeministri dhe ministri i ardhshëm i Jashtëm, Ilir Meta, shikon vetëm nota pozitive te bashkëpunimi me Partinë Demokratike. Një marrëveshje e qartë, sipas tij, që do të ketë objektiv parësor integrimin europian të vendit. "Është hera e parë që realizohet një koalicion
me një marrëveshje të qartë kuadër për 4 vitet e ardhshme dhe që hedh themelet për stabilitet në vend. Kur jam zgjuar sot në mëngjes, celulari im ka qenë i bombarduar me mesazhe urimi, gjë që nuk ka ndodhur kurrë as në këto 10 vitet e fundit të jetës politike dhe më vjen keq për ata që nuk iu ktheva dot
përgjigje dhe të jem korrekt me çdo njërin që ka shprehur mbështetje solidariteti, urime nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi", është shprehur Meta. Duke komentuar zhvillimet e Partisë
Socialiste, kreu i LSI e sheh si aspak optimiste të ardhmen e saj me Edi Ramën sërish kryetar. "Qorrsokak!", ka deklaruar prerë Meta. Gjithashtu ai ka theksuar se ka qenë Rama i cili ka refuzuar çdo bashkëpunim me LSI-në.
Meta: Prita të takohesha me mendimin ndryshe brenda LSI-së
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka komentuar dje zërat kundërshtarë në Lëvizjen Socialiste për Integrim si pasojë e bashkëpunimit me PD-në. I pyetur për zërat ndryshe në LSI, Ilir Meta shprehet se ka pritur të takohet me ata që janë shprehur kundër këtij koalicioni, por ftesës së tij për të dëgjuar alternativa të tjera, këta njerëz i janë përgjigjur në heshtje.
Një ditë më parë Kryeministri Berisha dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, zyrtarizuan marrëveshjen e tyre për qeverisjen e katër viteve të ardhshme nga e cila LSI përfiton postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, që do të mbahen nga vetë kryetari i saj, postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës që do të mbahet nga Dritan Prifti dhe drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë nga Petrit Vasili.
Deklarata
Dritan Prifti, tregon prioritetet për ekonominë shqiptare
Ministri i ri i Ekonomisë dhe Energjetikës, i cili pritet të marrë detyrën së shpejti, Dritan Prifti, bën të ditur prioritetet kryesore të punës së tij në drejtimin e kësaj ministrie. Sipas tij, krijimi i vendeve të reja të punës, kthimi i ekonomisë shqiptare nga ekonomia konsumatore në ekonomi prodhuese dhe shndërrimi i Shqipërisë në superfuqi energjetike në rajon janë prioritetet kryesore. Ministri i ri Prifti thotë se ky sektor mban një barrë të rëndësishme në jetën e shtetasve shqiptarë dhe si i tillë është sektori që meriton vëmendje totale. Duke folur për një nga temat më të nxehta dhe të debatuara mes opozitës dhe mazhorancës, ndërtimin e një centrali bërthamor në vendin tonë, ai u shpreh se një nismë e tillë është e nxituar por me kalimin e kohës duhet bërë. Ndërsa për një nga projektligjet e hartuara nga kjo forcë politike, ai për statusin e minatorit, Prifti tha se në këtë mandat do të gjejë realizimin e tij.