Zgjedhjet brenda PS, Lakrori fton në debat Ramën
Lakrori u shpreh kundër objektivit të PS-së për një bojkotim të mundshëm të punimeve të parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.
TIRANE- Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Socialiste, Maqo Lakrori publikoi sot platformën për drejtimin e partisë më të madhe opozitare.
Në platformën prej dhjetë pikash, kandidati Lakrori shprehet për bashkimin e së majtës, ndryshimet statutore, rikthimin e solidaritetit brenda PS-së, ndarjen nga kulti individual në krye të partisë.
Në një deklaratë për shtyp nga selia rozë Lakrori ftoi kryetarin në detyrë Rama që të zhvillojnë debate të përbashkëta lidhur me programet e tyre, në garën për kreun e ri të partisë.
"Ftoj z. Rama që të paraqitemi së bashku në të 12 qarqet e vendit, në takime të përbashkëta me anëtarësinë socialiste për të parashtruar argumentat dhe opsionet tona për drejtimin e Partisë Socialiste për katër vitet në vazhdim", deklaroi Lakrori.
Më tej ai u shpreh kundër objektivit të PS-së për një bojkotim të mundshëm të punimeve të parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.
Për postin e kryetarit të ri të PS-së, që do të zgjidhet në Kongresin e ardhshëm të socialistëve më 26 shtator, konkurojnë dy kandidatë: Maqo Lakrori dhe Edi Rama, ndërkohë që kandidati tjetër, Arben Malaj u tërhoq nga gara.
(s.g/BalkanWeb)