Shkollat në Pukë, krerët e komunave: Rrezikojnë shembjen
Dhjetra shkolla 9-vjecare në disa fshatra të rrethit të Pukës, rrezikojnë të shëmben. Alarmi në këtë fillim viti shkollor vjen nga krerët e komunave, të cilët kanë kërkuar vënien dorë dhe ndihmë me investime.
PUKE- Në komunën Fierz të rrethit të Pukës, shkollat e të gjithë fshatrave janë në rrezik shembje. Alarmi është dhënë nga kreu i kësaj komune Nik Nika gjatë takimit që u organizua nga deputeti i zonës dhe nënprefekti Dede Pershpali, për fillimin e vitit të ri shkollor. Nika ka kërkuar vënien dorë dhe ndihmën me investime, duke paralajmëruar kështu rrezikun që u kanosej nxënësve të fshatrave më të thellë të këtij rrethi.
Ndërkohë edhe krerët e komunave të tjera në Pukë kanë informuar për disa shkolla të cilat po shkojnë drejt shkatërrimit total për shkak të mungesës së investimeve. Ndërsa rreziku i shëmbjes u kanoset dhjetra nxënësve në një prej shkollave në komunen e Iballës. Krahas mungesës së investimeve në objektet shkollore ky vit në rrethin e Pukës rrezikon të ketë edhe shkurtime të stafit pedagogjik, pasi në të gjithë rrethin janë 580 nxënës më pak që do të ulen në bankat e shkollës krahasuar me një vit më parë.
Kreu i arsimit Boci informoi pushtetarët lokal dhe deputetin e Pukës, Ndue Paluca se këtë vit do të mbyllen shkollat e fshatrave Kaftalle, Kerthpule, Kalivare,Meshurdh e Micoj për shkak të rënies së numrit të nxënësve. (e.n/News24/BalkanWeb)