Kukës, rritet interesi për pasaportat biometrike
Emigrantet jane dyndur ne gjendjet civile per tu pajisur me pasaporta biomterike. Por problem mbeten fshatrat ku nuk ka zyra aplikimi, ç'ka bën që banorët të udhëtojnë me km për të aplikuar në qendrën më të afërt
KUKËS- Rritja e interesit të qytetarëve dhe veçanërisht e emigrantëve të ardhur me pushime në qarkun e Kukësit për t’u pajisur me pasaporta biometrike e karta identiteti, ka bërë që punonjësit e zyrave të Gjendjeve civile të punojnë me orar të zgjatur tha sot sekretari i Prefekturës, Rexhep Cena.
Deri tani në shkallë qarku janë pajisur me karta identiteti mbi 34.500 shtetas, ndërsa me pasaporta biometrike mbi 1280 shtetas.
"Aktualisht funksionojnë 5 qendra aplikimi në rrethin e Kukësit, 3 qendra aplikimi në rrethin e Hasit dhe 3 qendra aplikimi në rrethin e Tropojës", shtoi Cena. Sipas tij, po bëhen të gjitha përpjekjet që t’u shërbehet qytetarëve në kohë duke mos u sjellë asnjë zvarritje.
Sot në qarkun e Kukësit punojnë 11 zyra të aplikimit, ndërsa janë mbyllur 10 të tjera që u hapën për pajisjen e shtetasve me karta identiteti para fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Në qarkun e Kukësit nga mbi 76780 persona të moshës mbi 18 vjeç, afro 43 mijë nuk kanë dokument indentifikimi, ç'ka ka sjellë dhe rritjen e interesit për pajisjen e tyre me karta identiteti e pasaporta biometrike.
Por problem mbeten zonat rurale ku nuk ka zyra aplikimi, ç'ka bën që banorët të udhëtojnë me kilometra të tëra për të aplikuar në qendrën më të afërt të aplikimit.
(d.b/BalkanWeb)