Meta: Nuk ishte protestë për Berishën, por kundër LSI-së
12/10/2009 Kryetari i LSI-së komenton protestën e PS-së të shtunën
“Ndonjë karagjoz që foli në emër të LSI-së, nuk do ta bëjë dot të skuqet nga turpi”
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, e ka konsideruar si veprim desktruktiv dhe pjesë e politikës së vjetër protestën e mbajtur nga PS-ja një ditë më parë në sheshin përpara Kryeministrisë. Sipas Metës, vërtet kjo protestë u organizua përballë zyrës së Kryeministrit Berisha, por në të vërtetë ajo ishte protestë kundër LSI-së dhe pjesëmarrjes së saj në qeveri. Meta u shpreh se jo vetëm qytetarët, por edhe vetë socialistët braktisën atë që ai e quajti “politikë të vjetër”, e cila vepron kundër aspiratave të qytetarëve për të lëvizur të lirë në BE. “Ne shprehim keqardhjen për veprime të tilla, të cilat janë sa absurde aq edhe qesharake, si mitingu i djeshëm, i cili bëhej para zyrës së Sali Berishës, por në fakt ishte miting kundër Ilir Metës dhe kundër LSI-së. Prandaj na vjen keq për iniciativa të tilla, të cila ia humbasin seriozitetin opozitës dhe njëkohësisht cenojnë një dimension shumë të rëndësishëm për demokracinë në vend, sepse vendi ka nevojë për një opozitë serioze. Megjithatë, edhe bojkoti i bojkotit që u vu re dje, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë dhe të kryeqytetit, por edhe nga vetë anëtarët e PS-së, tregon se vete socialistët në radhë të parë nuk mund të mbështesin një politikë shumë të vjetër, e cila kërkon ta kthejë Shqipërinë 10 vjet mbrapa, gjë që është provuar se nuk funksionon dhe vjen kundër vetë aspiratave të anëtarëve të PS-së dhe gjithë opozitarëve për integrimin europian të vendit apo liberalizimin e vizave”, - tha Meta.
Duke falënderuar anëtarët e LSSI-së, që qëndruan larg një proteste të tillë, e cila për Metën nuk përfaqëson gjë tjetër vetëm se interesat e ngushta të kreut të PS-së, Meta nuk ka kursyer epitetet për ata të larguar që në mitingun e së shtunës u shfaqën krah kryetarit të PS-së “Duke ju falënderuar për mirëkuptimin tuaj, për mbështetjen tuaj dhe duke ju mbështetur në solidaritetin tuaj, dua t’ju sigurojë se pjesëmarrja e LSI-së në këtë koalicion qeverisës jo vetëm do të jetë e suksesshme, por do t’i bëjë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë të ndihen krenarë për një vendim historik që kemi marrë në një kohë kur duhej shumë kurajë politike dhe shumë qytetari. Natyrisht, ndonjë karagjoz që flet në emër të LSI-së, nuk do ta bëjë dot të skuqet nga turpi, sepse të kesh turp, do të thotë të kesh dhe pak dinjitet”, - tha Meta. Sipas tij, Shqipëria asnjëherë më shumë se sot nuk është më pranë integrimit në strukturat evropiane.
Zgjedhjet në LSI
Drejtori i marrëdhënieve me publikun në LSI, Dritan Ylli, ka prezantuar dje emrat e rinj të kryesisë së LSI-së, të cilët vijnë pas largimit të pesë anëtarëve drejtues të saj, por edhe të marrjes së posteve në qeverinë “Berisha”. Anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar mbështetën në mënyrë unanime të gjithë veprimin politik dhe përfaqësimin e LSI-së në Qeverinë e Integrimit. Komiteti Drejtues Kombëtar përshëndeti njëkohësisht reflektimet dhe përfshirjen në programin e qeverisë të prioriteteve programore të LSI-së dhe përcaktoi se axhenda e integrimit do të jetë prioriteti madhor i qeverisjes dhe i rolit madhor të LSI-së në qeveri. KDK-ja vlerësoi gjithashtu se integrimi dhe në mënyrë specifike problemi i liberalizimit të vizave do të jetë prioritet i padiskutueshëm i LSI-së në të gjithë angazhimet e saj. KDK-ja miratoi kalendarin politik të analizave në të gjitha strukturat e LSI-së dhe të veprimeve politike për forcimin e mëtejshëm të strukturave të LSI-së të çdo niveli. KDK-ja miratoi disa plotësime në kryesimin e LSI-së deri në zgjedhjet e përgjithshme, që do të bëhen në pranverën e ardhshme”, - tha Ylli
Edmond Haxhinasto - nënkryetar i LSI-së
Edmond Panariti - kryetar i KDK-së së LSI-së
Lefter Koka - nënkryetar i LSI-së
Monika Kryemadhi - sekretare organizative e LSI-së
Zgjedhjet për anëtarë të kryesisë
Shezai Rrokaj u zgjodh anëtar i Kryesisë
Leondard Beqiri u zgjodh anëtar i Kryesisë
Edmond Hoxha u zgjodh anëtar i Kryesisë
Nasip Naço u zgjodh anëtar i Kryesisë
Matilda Merxhani u zgjodh anëtare e Kryesisë
Bujar Hasa u zgjodh anëtar i Kryesisë
Pjerin Xhuvani u zgjodh anëtar i Kryesisë
Qemal Elezi u zgjodh anëtar i Kryesisë
Thirrja
Zëvendëskryeministri Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të emëruar nga LSI-ja në bazë të marrëveshjes që të jenë korrekt me detyrat e marra dhe zbatimin e ligjit.
“Në radhë të parë do t’i ftoja të gjithë që të respektojnë figurën e zyrtarit, të respektojnë ligjet dhe në mënyrë të veçantë ligjin për statusin e nëpunësit civil, pasi vlerësimi në fund fare do të vijë nga ajo që qeveria do të arrijë, nga ajo që LSI-ja do të realizojë në program dhe në premtimet e saj, por edhe nga imazhi i përfaqësuesve të saj në të gjitha nivelet. Unë nuk do të pajtohem dhe do të distancohem nga çdo rast kur përfaqësues të LSI-së nuk do të jenë korrekt në raport me ligjin, në raport me detyrën, në raport me transparencën”, - tha Meta