E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Nuk ka ngërç, gjithçka kemi dashur, e kemi kaluar në parlamentNga AlsatFlet kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta Zoti Meta, sot pas skadimit të të famshmit ultimatum, nuk kërkohet më thjesht hapja e kutive, por largimi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Meta: Nuk ka ngërç, gjithçka kemi dashur, e kemi kaluar në parlamentNga Alsat

Flet kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta

Zoti Meta, sot pas skadimit të të famshmit ultimatum, nuk kërkohet më thjesht hapja e kutive, por largimi i zotit Berisha?

Hapja e kutive! Kutitë u hapën dje, më duket. U hapën atje te sheshi, në kuptimin politik dhe moral dhe vërtet të vjen për të ardhur keq, kur mendohet se opozita mendon si të vetmen rrugë të saj të afirmimit atë të bërjes së disa mitingjeve, pa asnjë pikë lezeti dhe motivi, sepse s’kanë motiv realisht, por thjesht bëhen për të krijuar një mistrecllëk në vend dhe për të shqetësuar njerëzit me protestat dhe ultimatume, po s’u bë kjo për tri ditë, do bëjmë një gjë tjetër etj. Pra, krijohen situata krejtësisht artificiale, të cilat nuk mbështeten nga qytetarët shqiptarë, çdo gjë duket më së miri, çdo gjë është e sforcuar, e panatyrshme. Edhe vetë socialistët janë të irrituar me këtë sjellje mistrece, pasi njerëzit, pavarësisht se e duan apo nuk e duan këtë qeveri, në fund të fundit, votojnë një herë në katër vjet. Njerëzit mund të mobilizohen për zgjedhjet 4-5 muaj para zgjedhjeve, por pjesa tjetër e jetës është pjesa e përditshme. Njerëzit kanë hallet dhe problemet e jetës së tyre dhe nuk e kanë mendjen dhe hallin te mitingjet e njëri apo tjetrit, apo te karrigia e njëri apo tjetrit. Këto kanë kohë, kur të vijë 2013-a, njerëzit do mobilizohen do pozicionohen për atë qeveri që duan të mbështetin. Të gjithë sot duan liberalizimin e vizave dhe këtë e tregoi mitingu i jashtëzakonshëm dje në sheshin “Skënderbej”.

Zoti Meta, këto protesta krijojnë një situatë ngërçi në funksionimin e ekzekutivit shqiptar?

Asnjë lloj shqetësimi dhe ngërçi. Asnjë gjë nuk e pengon qeverinë dhe parlamentin të funksionojë. Gjithçka që ne kemi dashur, e kemi kaluar në parlament. Mund të thoni se ky bojkot ka penguar miratimin e Gjykatës Administrative. Pavarësisht se ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që kjo gjë të miratohet sa më shpejt, përsëri edhe duke mos u miratuar kjo gjykatë, gjërat funksionojnë, sepse ka një legjislacion aktual, që i zgjidh këto probleme, pavarësisht se na marrin më shumë kohë. Shqipëria nuk është në një situatë problematike me boshllëqe në legjislacion. Të gjitha ligjet e rëndësishme tashmë janë miratuar, këtu ka probleme që kanë të bëjnë me aftësitë ligjzbatuese dhe qeveria këtu do të përqendrohet. Pra, në zbatimin e ligjeve, që janë miratuar deri më tani. Këto janë pretendime absurde. Natyrisht që nuk është normale që opozita të mos jetë në parlament, opozita është që të jenë në parlament, sepse nuk mund të bëhet në rrugë. Por kjo është një zgjedhje e lidershipit të saj dhe jo e mazhorancës. Problemi është i formimit jodemokratik të lidershipit të kësaj opozite dhe iluzioneve se pushteti mund të merrej me ca mitingje dhe ultimatume.

Për zgjidhjen e krizës mungon një negociator apo kompromisi?

Mendoj se kompromisi është ofruar. Sot kërkohet që lidershipi i PS të kuptojë që, sa më shpejt të braktisë këtë pozicion destruktiv, aq më mirë është edhe për të, por edhe për atë alternativë që opozita duhet të përfaqësojë për një vend demokratik.

Mundësia e djegies së mandateve të PS është një kërcënim apo...?

ǒdo të thotë djegie mandatesh?

Zëvendësim, është njëlloj ...

Jo, kjo është tjetër gjë dhe është e parashikuar në Kushtetutë. Ata opozitë do jenë prapë, nuk do merren nga PD, LSI, a ku di unë, ata nga opozita do merren. Nuk mund të ketë asnjë zgjidhje jashtë konceptit dhe frymës kushtetuese. Por, absolutisht, nëse këta deputetë që janë sot nuk duan të shkojnë në parlament për njëmijenjë arsye, kjo nuk do të thotë se duhet të shkelet Kushtetuta. Kjo çështje do zgjidhet në mënyrë kushtetuese. Nëse ata nuk duan të vijnë në parlament, le të dalin malit. Ne jemi në një vend anëtar të NATO-s, jemi në një vend që pret t’i vijë pyetësori dhe të përgatitet për negociata me BE, ata duan të mos hyjnë në Kuvend, po le të dalin malit, çfarë t’u bëjmë ne? Më mirë të protestojnë atje sesa te Kryeministria, sepse mërzisin dhe njerëzit. Ata kanë marrë mandatin për të shkuar në parlament.

* Marrë me shkurtime nga emisioni ‘Puls’ në Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›