E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: OSBE rekord dështimesh

Tiranë (start)-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, deklaroi sot për mediat, se aksioni kryesor i kësaj force politike është hartimi i një Kodi Zgjedhor që garanton integritetin e zgjedhjeve. Meta ka denoncuar edhe një herë paraqitjen e propozimeve nga dy përfaqësuesit kryesor demokratin Ilir Rusmajlin dhe socialistin Fatmir Xhafa, që sipas Metës i gjithë qëllimi mbetet manipulimi i zgjedhjeve duke shmangur përfaqësuesit e LSI-së.

Duke iu përgjigjur deklaratës së djeshme të OSBE-së në Tiranë, e cila iu përgjigj negativisht kërkesës së LSI-së, Meta duke iu shmangur pyetjes direkte, deklaroi se “ne kemi vite që përpiqemi të punojmë me OSBE-ODIHR-in, në mënyrë që Shqipëria të shënojë progres në zgjedhje dhe jo regres, sikurse ka ndodhur. Njëkohësisht unë dua të them se OSBE ka një rekord negativ përsa i takon historisë së zgjedhjeve në Shqipëri”.

“OSBE gjithnjë rekomandimet pas zgjedhjeve, për zgjedhjet e ardhshme i ka pasur konstruktive, por nuk u ka qëndruar në mënyrë konsistente, duke marrë në një farë mënyre, dhe përgjegjësitë e saj për çështjet e zgjedhjeve në Shqipëri. Por, në radhë të parë, përgjegjësia e problemeve të zgjedhjeve ka qenë dhe mbetet e klasës politike në vend”-theksoi Meta për gazetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›