E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erion Braçe kërkon dorëheqjen e Berishës

Nënkryetari i grupit kuvendor socialist, Erion Braçe, kërkoi dje dorëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha. Gjatë fjalës në Kuvend, Braçe akuzoi qeverinë si të përlyer me korrupsion dhe të përfshirë në krim. “Damir Fazllçi është i përfshirë në bizneset më të errëta të Ballkanit, të cilat e lidhin atë me klanet më kriminale. Vetëm nga blerja e tokës ai fitoi mbi 40 milionë euro falë vendimit të qeverisë”, - tha Braçe në Kuvend, i cili në fund të fjalës së tij kërkoi “dorëheqjen e Kryeministrit Berisha”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›