E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhin sasi hekuri ne nje ure ne ndertim

Dy te mitur jane ndaluar nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet te jene autoret e vjedhjes se nje sasie hekuri ne nje ure prane Thesarit te Shtetit. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena te policise se Tiranes sipas te cilave Sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit kane filluar procedim penal ne gjendje te lire per shkak te moshes per shtetasin A. M. 14 vjec banues ne Kerrabe Tirane dhe E. S. 13 vjec. Policia tha se dy minorenet akuzohen se ne daten 18 janar 2011 ne lumin Murdh Zall-Krrabe prane ish-tunelit te Thesarit dyshohet se kane vjedhur ne nje Ure e cila ishte ne ndertim nje sasi te konsiderueshme puntelash metalike armature mbajtese e disa skela ne pronesi te nje shtetasi Policia tha gjithashtu se materialet per ngjarjen i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te vjedhjes parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›