E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Opozita të kthehet në Kuvend

"Rama duhet të degjojë mirë ndërkombëtarët por edhe eksponentët brenda PS", u shpreh Meta për gazetarët.Meta i konsideroi deklaratat e djeshme të  Rama "për përmbysjen e kutive, bashkë me qeverinë", si një koment politik tejet alarmant "për të kuptuar degradimin e politikës së partisë më të madhe të opozitës, e cila në një moment ku gjithë shqiptarët presin dhe kërkojnë bashkëpunim për të shpejtuar ditën e liberalizimit të vizave, e kur u kërkohet nga gjithë shqiptarët jo vetëm nga ata kombëtarë, por edhe ndërkombëtarë, që të përfshihen në procesin e përgjigjeve të pyetësorit të Komisioniy Evropian dhe procesin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësimin në BE, ata bëjnë thirrje për t'u kthyer në vitin '90, për rrëzimin e qeverisë dhe pushtetit me demonstrata dhe përmes rrugës". Të mos harrojmë, theksoi më tej Meta, se "Shqipëria ka një përvojë prej gati dy dekadash në demokraci e nuk është viti '90, pasi Shqipëria asokohe nuk kishte Parlament e as OSBE/ODIHR, për të vlerësuar standardet e zgjedhjeve e për t'i certifikuar ato, nuk ishte anëtare e NATO-s dhe as këtë rol që ka sot, i cili vlerësohet nga gjithë partnerët ndërkombëtarë". "Fakti që vetëm në pak ditë njoftohet hapja e disa ambasadave nga disa vende të rëndësishme anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ndërkohë që po përgatiten shumë të tjera, është rezultat i vlerësimit të rolit pozitiv që luan Shqipëria, si faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon, por edhe i progresit që ajo ka bërë dhe po bën tashmë si anëtare e NATO-s dhe si vend që ka hyrë në stadin final të anëtarësimit për në BE”, tha Meta.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›