Dade: PS nuk hyn në parlament pa u hetuar zgjedhjet
"Ne duam shumicën në një komision hetimor parlamentar, të pakushtëzuar në objektin e hetimit, që përfshin hetimin e kutive së bashku me materialet zgjedhore, në mënyrë që të zbardhet e vërteta e 28 qershorit", deklaroi Dade në një konferencë shtypi.
“Misioni i Partisë Socialiste është rivendosja e demokracisë, në thelb të së cilës qëndron e drejta e një populli për të vendosur përmes votës së lirë dhe të patjetërsueshme”, vazhdoi më tej ajo.
Dade deklaroi se “Partia Socialiste do të përdorë çdo mjet dhe mënyrë demokratike për të mos lejuar degradimin e metëjshem të një shteti në shërbim të pushtetit”.