E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: PS-PD të bashkëpunojnë për ujësjellësit

Kryetari i LSI-së ka qenë pranë qindra banorëve të Saukut, të cilët protestuan për mungesën e ujit të pijshëm. 

Duke mbështetur banorët në kërkesën e tyre, Meta i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministrit Berisha të bashkëpunojnë për nevojat e përditshme të shqiptarëve. "Rama dhe Berisha të mos bashkëpunojnë vetëm për të prishur Kushtetutën, por në radhë të parë të bashkëpunojnë për të zgjidhur problemin e ujësjellësit, që të furnizojnë banorët me ujë të pijshëm", tha Meta. Kreu i LSI-së në këtë solidarizim me banorët e Saukut, shoqërohej nga   kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sokol Dervishaj, si dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI së Tiranës, Elez Gjoza. Duke vazhduar më tej bashkëbisedimin me banorët e Saukut, Meta tha se: "Nëse nuk ka zgjidhje brenda një periudhe afatshkurtër, atëherë ne së bashku me ju do të dalim në protestë para Kryeministrisë dhe do të qëndrojmë aty derisa të zgjidhet ky shqetësim kaq i madh i juaji". Ndërsa kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dervishaj, tha se do ta ngrinte urgjentisht në Këshillin Bashkiak çështjen e mungesës së ujit të pijshëm në këtë zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›