Pesë artistët emergjentë të Galerisë
Shpallen fituesit e projektit "Artistët emergjentë" të Galerisë Kombëtare të Arteve.
Pas komisionit të ngritur kohë më parë nga Ministria e Kulturës, i përbërë nga Fatjon Dragoshi, drejtor i Artit dhe Letrave në MTKRS, Rubens Shima, drejtor i GKA-së dhe Merita Torçila, specialiste e Artit në MTKRS, dje janë përzgjedhur 5 artistët më të rinj fitues të këtij projekti. Janë Genti Gjokola, Alban Hajdinaj, Ermir Hoxha, Idlir Koka dhe Genti Korini. Personat e përzgjedhur do të atashohen pranë Galerisë Kombëtare të Arteve dhe do të jenë pjesë e grupeve të punës për të asistuar në projektet edhe aktivitetet e kalendarit zyrtar të GKA-së për vitin 2008, në konceptimin e linjave muzeale dhe pjesë e redaksisë së publikimeve dhe botimeve të saj.