Artim Shaqiri fton Figon dhe Zidan për lamtumirën
Artim Shaqiri, sulmuesi i njohur shqiptaro-maqedonas që këtë sezon e mbylli me Besën e Kavajës, po përpiqet që të organizojë një ndeshje spektakolare për t'i dhënë lamtumirën fushave të blerta.
35-vjeçari, në të kaluarën ka luajtur me Ëest Bromuiç dhe me CSKA-në e Sofjes, duke përfaqësuar Maqedoninë në nivele të larta në Evropë. Ai kërkon që në ndeshjen e tij të lamtumirës, të cilën dëshiron ta organizojë në Shkup, të jenë edhe dy yjet e futbollit botëror, Zinedin Zidan dhe Luis Figo. "Jam në kontakt me një agjenci që organizon spektakle të tilla dhe do të kërkoj që të jenë të pranishëm, jo vetëm Figo e Zidan, të cilët kanë mundësi reale që të vijnë, por edhe yje të tjerë. Sapo kemi nisur bisedimet dhe mendoj se deri në fund të majit, ose në fillim të qershorit 2009, kur unë kam ndërmend që të tërhiqem nga futbolli, gjithçka ka për të dalë me sukses", ka thënë Shaqiri për të përditshmen kosovare, "Koha Ditore". Artim Shaqiri ka luajtur 67 ndeshje për Kombëtaren e Maqedonisë dhe është lojtari që mban rekordin e ndeshjeve të zhvilluara për këtë kombëtare. Ai mbahet mend mirë për sherrin që pati me Dejvid Bekhamin gjatë ndeshjes kundër Anglisë, ku ai shënoi edhe në gol të paharrueshëm direkt nga goditja e këndit. Në portë ishte Dejvi Simen në atë takim.