E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Itali, kampionat kryebashkiakësh

Paralelisht me kampionatin evropian që do të zhvillohet në muajin qershor, do të zhvillohet një tjetër kampionat evropian, ai i kryetarëve të bashkive. 

Kjo iniciativë që daton që nga viti 2002, ka për qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat më pas do të përdoren për bamirësi. Sipas uebsajtit "parmaok.it", në këtë turne bamirësie do të marrin pjesë nëntë skuadra, të cilat do të ndahen në dy grupe. Në grupin e parë do të marrin pjesë Shqipëria, Austria 1, Italia dhe Sllovenia, ndërsa në grupin e dytë do të marrin pjesë Austria 2, Gjermania, Polonia, Ukraina dhe Tiroli i Jugut. Kryetari i Bashkisë së Noçetit, Fabio Feçi, do të jetë përfaqësuesi i vetëm i krahinës së Emilia Romanja dhe ai do të zëvendësojë ish-kryetarin e bashkisë së Pizës, Paolo Fontaneli, i cili ka qenë edhe kapiteni i përfaqësueses italiane të kryetarëve të bashkisë. Në edicionin e fundit që u zhvillua ky aktivitet, u grumbulluan 350 mijë euro, të cilat u përdorën për bamirësi, në ndihmë të fëmijëve jetimë. Ndërkaq, nga Shqipëria nuk ka pasur asnjë njoftim për pjesëmarrjen në këtë aktivitet, i cili do të zhvillohet gjatë muajit qershor në Austri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›