Meta PS pa nje program si parti ne opozite
Opozita nuk po kontribuon ne procesin integrues te vendit. Ky eshte mesazhi qe ka dhene dje zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta gjate takimit te zhvilluar dje ne cilesine e kryetarit te LSI-se me elektoratin e kesaj partie ne Lushnje. Meta eshte ndalur ne qendrimin e PS-se per pajisjen e qytetareve me mjete identifikimit moderne dhe ne qendrimin e saj per reformat e rendesishme ligjore. Eshte bere nje pune e jashtezakonshme per te plotesuar pyetesorin e BE me mijera pyetje te nderlikuara kane marre pergjigjen e duhur dhe tashme ne jemi te bindur se e vetmja gje qe mungon ne integrimin tone evropian eshte per fat te keq mungesa totale e kontributit te opozites sone. Dhe kjo eshte vertet nje pergjegjesi e madhe e tyre tha dje kreu i LSI-se ne takimin e zhvilluar ne Lushnje. Nga ana tjeter Meta ka theksuar se me mos votimin e ligjit per Gjykaten Administrative opozita ka demtuar direkt interesat e qytetareve shqiptare. Sipas Metes me kete qendrim te PS-se jane demtuar interesat e qytetareve dhe taksapaguesve shqiptare por edhe krijimi i institucioneve te nevojshme per te miren e qytetareve. Ne fjalen e tij Meta eshte ndalur dhe ne kerkesen e opozites per hapjen e kutive te votimit. Fatkeqesi qe kemi nje opozite pa program tha Meta nder te tjera. Nderkohe qe ka theksuar dhe nje here se PS-ja kerkon hetimin zgjedhjeve te cilat u pergatiten nga PS ne bashkepunim me PPD. E gjithe Evropa i ka kerkuar qe ti drejtohet institucioneve ti drejtohet Gjykates Kushtetuese madje i eshte kerkuar edhe ti drejtohet Komisionit te Venecias. Por nga te gjitha keto drejtime qe i jane dhene nuk ka zgjedhur asnjeren. Dhe ata duhet te kuptojne qe fillimi nuk eshte transparenca e zgjedhjeve fillimi eshte mbeshtetja e interesave te vendit tha Meta. Ai ka ftuar opoziten qe te mendoj per interesat dhe aspiratat integruese te vendit ne te mire te te gjithe shqiptareve pa dallime partiake. Meta eshte shprehur se opozita ka mundesi qe duke ndjekur gjithe procedurat ligjore te arrije deri dhe ne ndryshimin e rezultatit nese vertetohet se ka patur shkelje. Pavaresisht nga kjo oferte kaq bujare ata ftojne elektoratin e tyre per protesta. Nderkohe qe duhen vetem 28 firma deputetesh per tiu drejtuar Gjykates Kushtetuese tha Meta.