PS Bregu mbron mafian te largohet
Partia Socialiste ka kerkuar serish dje largimin nga qeveria te ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Deputetja e PS-se Ermonela Felaj u shpreh se eshte e papranueshme qe nje zyrtare e larte e qeverise pranon lidhjen e te afermve te saj me nje prej perfaqesuesve te botes se krimit ne shtetin fqinje. Ne e pyetem zonjen Bregu per lidhjet e saj me korrupsionin dhe boten e mafias por ju zonja Bregu su pergjigjet. Tani jemi ne qe ju themi largohuni ikni fshihuni ne shtepine e padeklaruar dhe pergatituni per tu perballur me drejtesine tha Felaj. Deputetja e PS-se komentoi dhe reagimin e dy diteve me pare te ministres Bregu per bizneset e motres se saj me djalin e personit te arrestuar nga policia. Dje ministrja jo vetem nuk u distancua nga Angelo Prudentino po e mbrojti ate si njeri te paster duke konfirmuar keshtu se edhe ajo vete eshte e perfshire tha Felaj. Ajo ka shtuar se njeriu me te cilin ka bere biznes motra e Bregut eshte nje prej perfaqesuesve te nje prej organizatave mafioze me te rrezikshme ne vendin fqinj. Nga ana tjeter Felaj ka sulmuar per kete dhe kryeministrin Sali Berisha. Angelo Prudentino eshte as me shume e as me pak sesa i biri i njerit prej kapove te njeres prej organizatave me te medha kriminale Sacra Corona Unita dhe fakti qe parate e ketij soji kane hyre ne Shqiperi deshmon se mbrapa zonjave Bregu te lojerave te fatit qendron pushteti i kalbur deri ne palce i Sali Berishes i cili i di te gjitha dhe prej muajsh eshte strukur si lepur perballe fakteve te transparences sone tha Felaj. Ajo ka kerkuar largimin e ministres Bregu ndersa nuk ka lene pa permendur dhe ceshtjen e zgjedhjeve te vitit te kaluar dhe debatin per votat. Ik zonja Bregu se ti je turpi i kesaj qeverie kesaj qeverie te paturpesise qe vodhi votat e mbylli kutite per te vjedhur Shqiperine e mbyllur ne oborrin e saj pasurine e shqiptareve tha ajo. Duke u ndalur ne akuzat per korrupsionin deputetja socialiste u shpreh se reagimi i mazhorances eshte edhe me i papershtatshme duke qene se pas akuzave dhe fakteve PD-ja akuzon PS per pengesa ne integrimin e vendit. Duke ju referuar rastit te fundit Felaj nuk ka ngurruar ta akuzoje mazhorances si te zhytur ne afera korruptive. Eshte koha ta largojme kete qeveri te zhytur ne llumin e krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe te cojme para drejtesise keto shperdorime kriminale te detyres qe keta njerez i bejne pa dashur tia dine per ligjin. Madje kane paturpesine te thone se keto i shpikim ne per te penguar integrimin e vizat tha Felaj. Q.Xhani