E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Fierit ankohet tek Avokati i Popullit per buxhetin

Takimet

Qindra qytetare te Fierit kane paraqitur gjate dites se premte ankesa dhe probleme te shumta te perfaqesuesit e Avokatit te Popullit. Ceshtja qe ka spikatur mes perfaqesuesve te ketij institucioni dhe ankimuesve ka qene ceshtja e pronave ajo e strehimit reforma ne administraten shteterore kujdesi i munguar mjekesor etj. Po ashtu perfaqesuesi i Avokatit te Popullit eshte njohur edhe me problemin e buxhetit te Bashkise Fier buxhet qe shkaktoi jo me larg se nje dite me pare perplasjet e radhes se keshilltareve.

Kryetari i Bashkise se Fierit Baftjar Zeqaj duke vleresuar dhe besuar tek autoriteti i Avokatit te Popullit i ka depozituar atij ankesen lidhur me buxhetin. Ne kemi ardhur per te bere prezent tek Avokati i Popullit ceshtjen e buxhetit. Eumlshte kalvari me i gjate i ceshtjes si shkak i mllefit te pak personave te veshur me pushtetin e qeverisjes ne qender. Le te gjykoje edhe ky organ papergjegjshmerite qe kane prekur Bashkine e Fierit lidhur me keshilltaret e LSI-se dhe PD-se tha Zeqaj.

Nga ana e tij perfaqesuesi i Avokatit te Popullit Sotiraq Dushi tha se kjo ceshtje duhet proceduar dhe nuk duhet qe mllefet politike te shkaktojne cenim te te drejtave te komunitetit.

Nderkohe nje numer i madh naftetaresh te prekur nga reformat e fundit ne kompanine Albpetrol kane kryer takime me perfaqesuesin e Avokatit te Popullit. Ish-naftetaret kane thene se kane punuar per vite te tera ne sektorin e naftes dhe tani jane hedhur ne rruge duke u shkelur te drejtat. Gjithashtu naftetaret e dale ne reforme kane thene se sektori i industrise se naftes dhe mjaft institucione te tjera jane mbushur me militante dhe po hiqen specialistet.

Deri ne fund te dites se premte numri i ankesave te depozituara prane Avokatit te Popullit arriti ne mbi 70.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›