E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeten pa rroga 200 nepunes te Keshillit te Qarkut

Korce

Te pakten 200 punonjes te administrates se Qarkut te Korces dhe disa drejtorive ne varesi te ketij institucioni nuk kane marre pagat qe prej kater muajsh. Shkak per keto vonesa ne pagesat mujore eshte bere mosderdhja e kontributeve nga te ardhurat e njesive te qeverisjes vendore per llogari te Keshillit te Qarkut. Kjo situate ka cuar ne bllokimin e fondeve duke lene pa paga te pakten 200 punonjes. Sipas kryetarit te qarkut Ilo Milo ka shume komuna dhe bashki qe nuk e paguajne detyrimin financiar prej 3.5 per qind te te ardhurave lokale per llogari te keshillit dhe si rrjedhoje nuk ka fond te plote per te kryer pagesen e pagave mujore te administrates. Nje pjese e drejtorive kane marre nje pjese te pagave ose nga gjysme page nderkohe qe jane plot 200 punonjes shteterore te cilet prej kater muajsh varen nga komunat dhe bashkite per te kryer terheqjen e lekeve. Kreu i Qarkut te Korces deklaron se jane kryesisht bashkite dhe komunat e medha ato qe nuk kane kryer derdhjen e parave per kete institucion nga te ardhurat e tyre sic parashikohet me ligj. Te gjitha njesite vendore duhet te paguajne 3.5 te te ardhurave te tyre per llogari te Keshillit te Qarkut. Keto para perdoren per pagat e administrates se keshillit dhe drejtorive ne varesi te tij por edhe per rastet e nderhyrjes ne emergjenca kur vete bashkite apo komunat kerkojne ndihmen e qarkut per nderhyrje. Per faktin se komunat dhe bashkite e medha qe kane edhe te ardhura me te medha vendore nuk e kane paguar kete tarife mungon fondi i nevojshem per te bere pagesen e punonjesve tha Ilo Milo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›