Meta: “Pa viza brenda vitit, PS po dëmton procesin”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Lëvizja Socialiste për Integrim është garanci për qeverisjen e vendit”. Me këto fjalë u është drejtuar Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, anëtarëve të LSI-së në një takim të zhvilluar sot në qytetin e Beratit. Kyetari i LSI-së është ndalur në procesin e qeverisjes dhe angazhimin e LSI-së për liberalizimin e vizave dhe në integrimin evropian. Duke theksuar rëndësinë e procesit të heqjes së vizave, Meta u shpreh i sigurt në liberalizimin e tyre brenda këtij viti.
Gjithashtu, kreu i LSI-së foli dhe për procesin e riorganizimit dhe përgatitjes së LSI-së për zgjedhjet lokale. Në këtë pikë, ai shtoi se LSI-ja është gati për të nisur takimet dhe konsultimet me bazën për këto zgjedhje.
Kryetari i LSI-së, gjatë fjalës së tij në Berat, ka folur dhe mbi zhvillimet politike dhe krizën e shkaktuar nga Partia Socialiste. Ai ka ritheksuar dhe një herë qëndrimin për zhvillimin e debatit në Kuvend dhe gjetjen e zgjidhjes për kresat e PS-së në bazë të hapësirave kushtetuese.
Sipas tij, Partia Socialiste duhet tu drejtohet gjykatave për të zgjidhur problemet e saj dhe jo mazhorancës. Gjithashtu, Kryetari i Lëvizjes Socialiste, Ilir Meta, deklaroi dje në Berat se forca politike që ai drejton, është gati për zgjedhje, duke iu referuar atyre vendore, të pritshme për muajt në vazhdim. Në të njëjtën kohë, Meta akuzoi opozitën duke vlerësuar se ajo po e dëmton vendin ndërsa vlerësoi se LSI është garanci për qeverisjen e vendit dhe theksoi se “në këta 8 muaj qeverisje është bërë revolucion për integrimin e vendit”.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2010