E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompanitë ajrore 200 milionë euro humbje në ditë

Autori i Lajmit: Redaksia
Hiri vullkanik ka izoluar Evropën dhe ka shkaktuar një kaos të paparë ndonjëherë në trafikun ajror. Aeroportet kryesore të Evropës janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar nga Britania deri ne Gjermani, Austri dhe Itali. Kompanitë parashikojnë që kostoja financiare e këtij bllokimi të papritur të shkojë në miliarda euro humbje, ndërkohë që llogaritjet paraprake flasin për 200 milionë euro humbje në ditë. Sipas ekspertëve humbjet e kompanive ajrore i kalojnë ato të shkaktuar pas tragjedisë së 11 shtatorit. Eurocontrol njoftoi se hiri po zhvendoset në lindje dhe në juglindje të kontinentit. Mijëra udhëtarë mbetën të bllokuar nëpër aeroportet e Evropës. Shumë prej tyre kanë zgjedhur trenat dhe tragetet për të shkuar në destinacion.

Ky lajm është publikuar: 18/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›