Vullkani, shtyhet për sot varrimi i Kazinskit
Autori i Lajmit: Redaksia
Vendimi për ta varrosur çiftin presidencial Kaczynski ditën e djeshme përmes një ceremonie madhështore në katedralen Vavel të Krakovit është shtyrë për shkak të bllokimit të trafikut ajror dhe shumë aeroporteve në vendet evropiane. Një gjë e tillë nuk mundëson mesa duket, mbërritjen e autoriteteve të larta shtetërore të botës, e prandaj në Poloni ceremonia u vendos të shtyhet. Ndërkaq, bëhet me dijeni se vetëm nga përfaqësuesit e mediave janë ftuar më se 3300 të tillë, të cilët do ta ndjekin nga afër ceremoninë madhështore të varrimit të çiftit presidencial polak, Kaczynski. Vendimi duket se ka ardhur pas anulimit vizitës të zyrtarëve të lartë të të paktën tetë shteteve. Kanë konfirmuar dje anulimin presidenti shqiptar Bamir Topi, presidenti maqedonas Ivanov, Kryeministri koreanojugor Chung Unchan, ministri i Jashtëm i Indisë, Meksikës, Egjiptit, Kryeparlamentari japonez, etj.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2010