E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri, Metës: “Integrimin po e pengon keqqeverisja”

Autori i Lajmit: Redaksia

Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, nga qytetit i Beratit, ku akuzoi selinë rozë për dëmtim të procesit të integrimit të vendit.
Deputeti i PS-së, Saimir Tahiri, u shpreh se opozita është e vendosur në rrugën e saj për të larguar qeverisjen aktuale. Sipas tij, integrimin e vendit po e pengon keqqeverisja, jo opozita. “Opozita do liri, demokraci, punësim e integrim për të gjithë e do të luftojë ballë për ballë me pushtetin e Sali Berishës e Ilir Metës për tu dhënë shqiptarëve të drejtën e votimit e për të ndalur rrënimin ekonomik”,- tha ai. Tahiri u shpreh se opozita është vërtet i vetmi problem për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët, sipas tij, “kanë marrë peng demokracinë”. Deputeti i PS-së shtoi se Berisha dhe Meta “kanë nënshtruar drejtësinë dhe po rrënojnë ekonominë e çdo familjeje shqiptare për interesat e familjeve në pushtet”.

Ky lajm është publikuar: 18/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›