Meta: Partite e kane kuptuar se me radikalizem nuk i dilet dot Janush Bugajski
A eshte Shqiperia nje demokraci qe po lulezon, qe po ecen ne drejtimin e duhur apo nje demokraci ne terheqje, qe po shkon ne drejtimin e gabuar?
Shqiperia pa asnje diskutim qe eshte nje demokraci, e cila po konsolidohet dhe formesohet dhe zhvillohet cdo dite e me shume si nje demokraci evropiane. Natyrisht qe raporti midis asaj se sa demokratike eshte sot Shqiperia mund te percaktohet pervecse nga anetaresimi i Shqiperise ne NATO, pa dyshim qe nje kriter kryesor mund te vleresohet raporti i saj me Bashkimin Europian.
Nje nga akuzat persa i perket sistemit politik strukturor te Shqiperise eshte se sistemi politik eshte tejet i polarizuar. Dhe se keto zenka politike mes partive kryesore pengojne miratimin e ligjeve, pengojne plotesimin e kritereve, pengojne kryerjen e reformave te nevojshme qe te kualifikohet per anetaresim ne Bashkimin Europian. Si do t'i pergjigjeni ju ketij procesi polarizimi?
Eshte e vertete qe ende ka nje polarizim te panevojshem politik, sepse dallimet politike jane te domosdoshme per te funksionuar vete sistemi demokratik si i tille, por une do te nenvizoja faktin se ne muajt e fundit ka nje c'tensionim, ka nje permiresim te klimes politike, me kthimin e opozites ne Parlament. Nje pjese e rekomandimeve te Komisionit Europian te cilat kerkojne bashkepunimin e dy paleve ne Parlament tashme jane miratuar, dhe nje pjese e ketij legjislacioni i cili kerkon nje maxhorance te kualifikuar. Ka ende ceshtje te cilat duhen zgjidhur, ku ne menyre te vecante dhe me emergjente eshte perfundimi i reformes zgjedhore, i reformes per procedurat parlamentare, zgjidhja e ceshtjes se imunitetit, dhe une shpresoj qe kjo klime te vijoje dhe pas zgjedhjes se Presidentit te Republikes, sepse integrimi europian eshte nje aspirate e te gjithe qytetareve shqiptare, eshte nje aspirate e socialisteve, e demokrateve dhe gjithe te tjereve. Me shume se 90 per qind e qytetareve tane e deshiron dhe e enderron anetaresimin e Shqiperise ne BE , eshte ceshtje e nje projekti politik, eshte ceshtje e nje projekti ekonomik, eshte ceshtje e dinjitetit te nje populli te izoluar padrejtesisht te cilit i eshte mohuar perkatesia europiane prej nje sistemi teper te huaj qe u imponua ne Shqiperi. Ndaj, ne te gjitha keto drejtime une besoj se ky bashkepunim do te vazhdoje per arsye sepse une shpresoj qe dhe politikanet shqiptare e kane kuptuar qe radikalizmi nuk ndihmon vendin, nuk ndihmon forcat e tyre politike, nuk i ndihmon as vete ata, sepse sot Shqiperia nuk eshte si ne vitet '90 apo '91, ku njerezit nuk kishin se cfare te humbisnin. Sot nuk duhet te harrojme se gati 85 per qind e ekonomise kombetare i takon sektorit privat, te gjithe kane se cfare te humbasin dhe kerkesa per stabilitet eshte nje kerkese e pergjithshme ashtu sikurse dhe kerkesa per te pershpejtuar integrimin europian eshte gjithashtu nje kerkese e pergjithshme dhe te gjithe jane perballe ketyre qytetareve te cilet jane dhe votues. Zgjedhjet nuk jane larg, jane pas nje viti dhe shpresoj qe te vijoje ky bashkepunim te plotesohen te gjitha rekomandimet e Komisionit Europian, Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat, aq me teper qe ne 28 nentor te ketij viti ne do te festojme dhe 100-vjetorin e pavaresise.
Me pak fjale, po thoni se konkurrenca politike eshte e rendesishme, por polarizimi i tepruar, nese con ne pengese, eshte i demshem per vendin, madje, per cdo qytetar. Tani po kaloj te zgjedhjet e fundit per president ne Shqiperi. Ne fakt, doja te flisja me shume per procesin e zgjedhjes, sesa per individin e zgjedhur. Ju keni luajtur nje rol te rendesishem ne gjetjen e kandidatit konsensual te pranueshem nga te gjitha partite, nga shumica e partive ne Parlament, nga publiku i gjere. Si mendoni, cila ishte arsyeja per mosarritjen e ketij konsensusi? Pse kandidati u zgjodh me nje rezultat me te ngushte sesa ai i pergjithshmi ne Parlament?
Une besoj se ne kemi lene pas nje proces i cili edhe pse nuk kerkohej domosdoshmerisht nga Kushtetuta, perseri u zhvillua nje proces i cili per fat te keq nisi vone, por i cili sidoqofte ishte nje proces i vertete, ishte nje proces gjitheperfshires, ishte nje proces ku u perfshin te gjithe aktoret, ku u diskutua dhe ku u evidentuan kandidatura te mundshme te cilat mund te fitonin konsensusin e pergjithshem, pra te dy paleve. Fakti qe ky proces nisi me vonese dhe vete afatet kushtetuese por dhe mosclirimi ende nga disa paragjykime te cilat jane shume te karakterit psikologjik dhe mosbesues se sa thelbesore solli disa zhvillime te paparashikuara, apo te papritura, sikurse ishte terheqja e disa kandidateve dhe natyrisht dhe emergjenca e respektimit te afateve kushtetuese per shkak dhe te evitimit te zgjedhjeve te parakohshme, sepse nese kishte dicka per te cilen Shqiperia nuk kishte nevoje mendoj se ishin zgjedhjet e parakohshme, aq me teper kur ende ne nuk kemi perfunduar dhe reformen zgjedhore dhe kur dihet se ne te kaluaren ka patur kontestime ndaj proceseve zgjedhore
A mendoni, persa i perket procesit te zgjedhjes se presidentit, duhet te beje Shqiperia zgjedhje direkt presidenciale, si shumica e vendeve ne Europe, zgjedhje qe do kishim nje mandat me te gjere publik per presidentin sesa nje proces jo te drejtperdrejte qe vendoset ne Parlament? Si mendoni, duhet te mbaje Shqiperia zgjedhje presidenciale direkt?
Une jam plotesisht i mendimit se ceshtja e zgjedhjes se Presidentit nga Parlamenti si ne te kaluaren apo dhe ne rastin e fundit, tregoi se eshte e domosdoshme qe ky te jete nje proces me transparent dhe natyrisht qe te jete i tille rruga me e mire do te ishte ajo qe Presidenti te zgjidhej drejt per drejt nga qytetaret. Pavaresisht se kjo nuk duhet te ndikoje ne ndryshimin e sistemit tone, dhe as ndoshta ne rritjen e kompetencave te Presidentit, i cili sidoqofte nuk ka pak kompetenca dhe nuk eshte nje figure thjesht ceremoniale, ka nje rol te rendesishem sidomos ne fushen e drejtesise dhe te institucioneve te pavarura. Absolutisht qe nje zgjedhje e drejt per drejte nga qytetaret mendoj se do ti jepte atij dhe nje autoritet me te madh moral po dhe gjithcka do ta bente me transparente dhe nuk do te ishte nje harxhim i panevojshem i kohes, perkundrazi do te kishte nje ushtrim tjeter demokracie dhe transparence.
Sa mbeshtetje gjen ne parlament zgjedhja direkte e presidentit? A e mbeshtesin kete ceshtje shumica e partive, apo e deputeteve?
Ne kete ceshtje e kemi ngritur dhe kur u bene ndryshimet e fundit kushtetuese, atehere te dy partite kryesore ishin ne unison per te bere kete ndryshim me idene per te evituar krizat e panevojshme qe mund te vinin nga imponimi ne Kushtetute i zgjedhjes se Presidentit ne te gjitha raundet me 60 per qind plus 1 te votave, nderkohe qe nuk erdhi asnje krize e tille as ne vitin 2002, kur u zgjodh per here te pare zoti Moisiu, as ne vitin 2007, kur u zgjodh zoti Topi. Megjithate une besoj se mund te arrihet nje konsensus per kete ceshtje ne te ardhmen pra, pa shtuar kompetencat e Presidentit, te jepet mundesia qytetareve qe te votojne, po tu jepet mundesia dhe kandidateve te ndryshem qe te shpalosin alternativat e tyre, jo para kryetareve te partive por para qytetareve.
Persa i perket Kushtetutes, persa i perket zgjedhjeve jo te drejtperdrejta, thate se presidenti ka kompetenca te rendesishme, me fjale te tjera, emerimi i drejtorit te Sherbimit Informativ, i Prokurores se Pergjithshme, si mendoni, duhet te kete me shume autoritet, me shume kompetenca kushtetuese presidenti i ri, edhe me kete sistem jo te drejtperdrejte zgjedhjeje?
Une mendoj se Presidenti ka kompetenca dhe ka mundesi per te luajtur rolin e tij ne forcimin e institucioneve te pavarura, dhe ne mendimin tim besoj se para ndryshimeve te rendesishme zgjedhja e Presidentit drejtperdrejt nga qytetaret do te ishte nje element tjeter pozitiv ne menyre qe qytetaret te mos krijojne idene se Presidenti po zgjidhet pas kuintave dhe po zgjidhet dikush qe u intereson dy tre apo kater politikaneve te caktuar. Ne kemi rastin e Maqedonise, kemi dhe raste te tjera ku pak a shume kompetencat jane te njejta dhe Presidenti zgjidhet nga qytetaret.
Tani dua te flasim pak per partine tuaj, Levizja Socialiste per Integrim. Kete pyetje ua bej perhere kryetareve te partive qe intervistoj. Pse votuesit duhet t'ju votojne juve? Ku ndryshon programi juaj nga ai i demokrateve dhe i socialisteve? Kam edhe nje pyetje specifike. Ju e percaktoni partine tuaj si socialiste. C'do te thote kjo ne konfigurimin politik te momentit, kur termi socialist e ka humbur shumicen e kuptimit te tij origjinal?
Une besoj se LSI ka sjell shume varietete ne jeten politike shqiptare. Per here te pare u krijua nje force politike e cila pati nje mbeshtetje reale dhe e cila per fat te keq ne dy zgjedhje u demtua ne menyre te rende dhe te qellimshme nga dy forcat e tjera politike si ne zgjedhjet e vitit 2005 ashtu dhe ne zgjedhjet e vitit 2009 ku u be nje kodi i vecante kunder kesaj force politike sepse ne nje fare menyre dy partite e tjera kerkonin te absolutizonin nje sistem me te polarizuar ku qytetareve te mos u jepet mundesi te bejne nje zgjedhje te trete, jo vetem per LSI po dhe per cdo force tjeter politike qe ka ekzistuar ne te kaluaren apo qe mund te krijohet ne te ardhmen. Ne kete drejtim ne radhe te pare LSI mendoj qe ka kontribuar dhe kontribuon per te depolarizuar jeten politike ne vend, per te thyer tabu te cilat kane krijuar probleme te medha politike, te cilat jane shoqeruar me ndarje te thelle dhe shoqerore dhe psikologjike. Por mbi te gjitha LSI ka treguar ne vijimesi qe nga dita e krijimit eshte nje force pro europiane, eshte nje force e cila si motivim te saj kryesor ka pershpejtimin e te gjitha reformave te cilat bashkojne Shqiperine me Europen me shpejt. Kjo ka qene dhe nje nga arsyet qe eshte krijuar, sepse nje nga arsyet qe ajo u krijua ne shtator 2004 ishte ngadalesimi i ritmeve te reformave te integrimit europian dhe ne cdo kohe ne rast se ne do te vleresojme qendrimin e LSI-se, pavaresisht se me ke ka qene ne koalicion, apo dhe ne rastet kur nuk ka qene ne koalicion, kur ka qene e detyruar te ndeshet e vetme perballe dy forcave te tjera gjithnje ajo ka qene ne nje drejtim me kerkesat e qytetareve shqiptare dhe me kerkesat e vete BE per te orientuar politiken shqiptare qeverisjen ne Shqiperi drejt atyre reformave te cilat sjellin me shume stabilitet, te cilat forcojne institucionet, te cilat stabilizojne dhe ristrukturojne ekonomine per ta bere me konkurruese dhe mendoj qe ky ka qene dhe do te mbetet orientimi themelor i LSI dhe ne te ardhmen.
E kuptoj, por pyetja ime ishte specifikisht per termin "socialist". C'domethenie ka ne kontekstin aktual politik? Me fjale te tjera a ka nje program me rishperndares persa i perket ekonomise, rishperndarje drejt publikut, a eshte... ju permendet sipermarrjet private. S'ju duket me teper nje qendrim i qendres se djathte sesa i qendres se majte? Ku ndryshoni ju nga Partia Socialiste apo ajo Demokrate?
Mendoj se ekonomia e tregut nuk eshte nje element qe i takon te djathtes, apo liberaleve, mendoj qe ekonomia e tregut e cila shoqerohet me politika sociale te cilat ndihmojne ne rishperndarjen e te mirave materiale per te krijuar nje raport me te drejte midis shtresave te ndryshme ne shoqeri dhe ekonomia e tregut e cila shoqerohet dhe me politika rregullative te shendetshme dhe efikase, absolutisht qe eshte rruga me e sigurte per te rritur mireqenien e te gjithe shoqerise si te tere po dhe per te mbrojtur shtresat ne nevoje. Per shembull, ketu tek ne ka lindur nje debat per sa i takon takses se sheshte, e cila eshte kundershtuar si nje takse qe ndihmon apo u sherben me shume kapitalit privat sesa qytetareve. Duhet te pohoj qe ne jemi si force politike te prirur per te qene parimor dhe pragmatiste, qe do te thote se nuk eshte themelore ne percaktimin e majte, te djathte nese percaktohet nje takse progresive apo nje takse e sheshte, apo nje lloj tjeter takse, por eshte e rendesishme te kuptojme qe politikat rishperndarese apo politikat e solidaritetit social nuk mundet te bazohen mbi dogma, ato do te bazohen gjithmone mbi rritjen ekonomike, do te bazohen mbi rritjen e mireqenies ne teresi te gjithe shoqerise, dhe ne kete drejtim Shqiperia ka patur dhe ka nevoje per aplikimin e takses se sheshte, si mundesia me e mire per te terhequr investimet e huaja por dhe si rruga me e mire per te zhvilluar, per te stimuluar biznesin vendas sepse vetem ne kete menyre ne do te hapim me shume vende pune do te gjenerojme me shume mireqenie dhe pasuri per te gjithe shoqerine dhe natyrisht do te kemi mundesi qe me politika te tjera sociale rishperndarese te ndihmohen shtresat me ne nevoje te shoqerise. Pra, ne jemi per nje socializem te cliruar nga dogma, per nje socializem i cili nuk absolutizon tregun, dhe ekonomine e tregut po e sheh ate si nje instrument per te zhvilluar shoqerine dhe si nje instrument per te ndihmuar qytetaret dhe sidomos shtresat ne nevoje.
Te flasim per mundesine e zgjedhjeve parlamentare. Prisni zgjedhje te parakohshme parlamentare. Sa here vij ne Tirane, degjoj fjale se zgjedhjet do zhvillohen shume shpejt, madje, kam degjuar edhe disa data te percaktuara, por ne te vertete, keto fjale jane shuar. Prisni zgjedhje te parakohshme parlamentare?
Une kam qe nga viti 1992 kur hyra per here te pare ne Parlament si deputet i PS dhe isha shume me i ri atehere, 22-23 vjec dhe cdo jave besoja se javen tjeter do te kishte zgjedhje te reja, sepse duke qene i pakenaqur me qeverine dhe duke besuar ne drejtesine e ceshtjeve te cilat une mbroja dhe perfaqesoja, po njekohesisht dhe duke u takuar gjithmone me perkrahesit e ketyre ceshtjeve dhe ketyre kauzave, pra me qytetaret te cilet ishin kunder qeverise, me dukej sikur e gjithe Shqiperia kerkonte zgjedhje te parakohshme dhe keto do te ndodhnin shume shpejt. Ndaj dhe vazhdimisht ka kerkesa per zgjedhje te parakohshme dhe ne fund te fundit eshte detyra e cdo opozite qe ti kerkoje ato te punoje dhe te shpresoje per to. Por keto nuk do te ishin te dobishme per vendin sepse ne jemi ne nje proces kur duhet te permbyllim dhe disa detyrime te tjera qe kemi ndaj BE, me qellim marrjen e statusit te vendit kandidat. Prandaj zgjedhjet e parakohshme para zgjedhjes se Presidentit, para marrjes se detyres ne 24 korrik, perpara se KE te parapergatise opinionin e tij per statusin, perpara se Keshilli te kete mundesi te shprehet e keshtu me radhe. Mendoj se jane teresisht te panevojshme dhe jam i bindur qe vendi ka nevoje per te vendosur nje rregull qe zgjedhjet te zhvillohen cdo kater vite, qe cdo mazhorance te kete te domosdoshme per te provuar aftesite e saj, ashtu sikurse dhe opozita te kete kohen e nevojshme per te ndertuar nje alternative me te mire ne te ardhmen. Per te mos i shtuar ketyre arsyeve shqiptareve qe une permenda me pare te cilat i bejne keto zgjedhjet te panevojshme madje dhe te demshme, per te mos shtuar faktin se vetem pak dite me pare ne Greqi perfunduan zgjedhjet e dyta te parakohshme, apo ne rajonin tone ashtu sikurse ka progres ka dhe zhvillime te papritura, kur dihet roli i Shqiperise ne rajon per stabilitetin e tij. Pra, ka shume arsye pse nuk jane te nevojshme, pse jane teper zgjedhjet e parakohshme per Shqiperine aq me teper kur nuk ka mbetur shume kohe deri ne zgjedhjet normale, ne me pak se nje vit.
Duke ditur se do zhvillohen zgjedhjet vitin tjeter, ne 2013-ten, e shihni veten si percaktues ne qeverine e ardhshme, ne nje koalicion ne te ardhmen dhe nese po, cila nga dy partite kryesore ka me teper mundesi te jete partia me te cilen do benit koalicion. Po flasim para kohe, por ju shihni perpara. Mesa kuptoj, ka nje detante mes jush dhe Partise Socialiste, me Edi Ramen. Si mendoni, do arrini aleance me ata, apo me Partine Demokratike?
Duke iu kthyer dhe nje here insistimit tuaj per ceshtjen e zgjedhjeve te parakohshme dua tu sqaroj se ne saje te ndryshimeve qe iu bene Kushtetutes se republikes se Shqiperise 4 vjet me pare, eshte bere pothuajse e pamundur qe te ndryshohet qeveria ne Parlament per arsye se mocioni i mosbesimit eshte bere pothuajse i pamundur per te qene i suksesshem, por nuk dua te hyj ne detaje te metejshme. Pra, ne nje fare menyre vete drejtuesit e opozites aktuale e kane cimentuar qeverisjen ne Parlament. Se dyti, per zgjedhjet e vitit 2013 une e kam theksuar dhe ne si LSI e kemi nenvizuar vazhdimisht se do ti qendrojme marreveshjeve me PD-ne deri ne fund te ketij mandati. Ndersa lidhur me ate se cdo te beje LSI ne zgjedhjet e vitit 2013, se si ajo do te paraqitet, akoma me teper se cfare do te beje LSI pas vitit 2013, natyrisht qe kjo eshte nje pergjigje e cila nuk mund te jepet sot kurrsesi, sepse nuk mund te jete nje pergjigje personale, dhe e imja si kryetar i kesaj force politike. Do te jete rezultat i nje analize ne kohen e duhur, pranveren e vitit te ardhshem, por ne cdo rast LSI do te punoje me ngushte me ato forcat politike qe do te punojne me shume per integrimin europian te Shqiperise.