PS: Qeveria e Berishes, u mohon shqiptareve levizjen ne BE
"Endrra qe nisnin dhe mbaronin pikerisht ketu, per shkak te nje regjimi diktatorial, ku ne me shume se sa gjysmen e tij, Sali Berisha militoi dhe e udhehoqi me fanatizem te madh, duke u mohuar liri dhe te drejta shume shqiptareve". Kjo eshte deklarata e bere nga nenkryetari i grupit parlamentar socialist, dje ne rrugen e bllokut te ambasadave, duke theksuar se per 45 vite me radhe, pikerisht ketu, nisen endrrat e shqiptareve, te lidhura me Perendimin apo me nje jete me te mire. "Qeveria e Sali Berishes, po ia mohon kete shans qe vendet e BE ia kane ofruar shqiptareve. Pra, nje mundesi qe te gjithe shqiptaret te levizin pa viza ne vendet e BE", akuzoi ai. Ai shprehu bindjen se qe nga data 29 qershor, qeveria e re e Partise Socialiste dhe aleatet e saj, do te permbushin te gjitha detyrimet qe Bashkimi Evropian ka vendosur si detyra shtepie per qeverite apo per qeverine e Republikes se Shqiperise. "Natyrisht, do t'iu garantojme perfundimisht, duke filluar nga janari i vitit 2010, levizjen e lire shqiptareve, pa viza ne te gjitha vendet e BE", premtoi zyrtari i larte socialist.