E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Përgjimi kriminal, do ta zbardhë drejtësia

Gjatë një konference shtypi, Meta tha se Prifti e kishte provokuar dhe se i kishte regjistruar qëllimisht bisedën për t’i bërë shantazh.

“Përgjimi është vetëm një provokim ndaj meje dhe kjo do të vërtetohet nga drejtësia”, ka deklaruar Meta. Ai paraqiti disa dokumente që tregojnë sipas tij, ndërhyrjen e ish-ministrit Prifti në vendimet e Gjykatës së Apelit. “Të gjitha këto tregojnë se biseda jo vetëm është një montazh, por se është një provokim i qëllimshëm për të mbledhur materiale për t’i bërë shantazh kreut të LSI-së. Kjo tregon se ndërhyrja ime ka qenë për zbatimin e ligjit. E gjithë kjo histori është fund e krye jo vetëm një përgjim i paligjshëm e kriminal, por edhe një montazh i rëndomtë që tregon se ku e ka mbështetur alternativën zero opozita. Tek provokimet”, tha kreu i LSI-së.

Ai ka sqaruar më tej lidhjen e kompanisë që përmendet në video. “Zt. ministër u mbushën 3 vjet që kjo kompani që do të ndërtojë në Shushicë. Deri tani investimet për ndërtimin e HEC-it e kalojnë shifrën 700 mijë euro.” Kurse për shifrën 7% të përmendur në video-përgjim me Priftin, Meta tha se kjo ishte pjesa e një kompanie e turbinave ne shoqërinë aksionere që do ndërtonte HEC-in.  "Kompania në fjalë ka edhe vendimin e Gjykatës së Apelit për çështjen për të cilën ajo ka kërkuar të protokollohet dhe të merret në konsideratë nga ministria. Ky vendim është i datës 10.09.2009, pra dy-tre muaj më përpara se të protokollohej dhe 4 muaj përpara se të bëhej përgjimi. Lidhur me atë diku 7% le lexohet ne titra, ja ku është 6.66% pjesa e kompanisë së huaj e cila është regjistruar edhe në QKR, si pjesë e këtyre aksionerëve", deklaroi Meta.

 Meta tha gjithashtu se ndërhyrja për kompaninë ishte e ligjshme, pasi sipas tij, ajo kishte fituar vendimin e Gjykatës së Apelit. “Kësaj kompanie i është zvarritur ky proces, nuk i është dhënë përgjigja e duhur siç e ka fituar të drejtën nga Gjykata e Apelit. Dokumentet tregojnë që ndërhyrja ime tek Prifti ka qenë për zbatimin e ligjit, edhe njëherë tjetër dua të them se gjithë kjo histori është fund e krye jo vetëm një përgjim i paligjshëm dhe kriminal por një montazh i rëndomtë dhe jo profesional që është mbështetur mbi falsifikimin dhe provokimin dhe në mungesë të plotë të sinqeritetit. E gjithë kjo histori është fund e krye jo vetëm një përgjim i paligjshëm e kriminal, por edhe një montazh i rëndomtë që tregon se ku e ka mbështetur alternativën zero opozita. Tek provokimet”, tha Meta. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-18 12:44
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›