Meta Perjashtimi i Islamit i papranueshem

Ne Partine Socialiste ne 21 vjet nuk ka ndodhur asnjehere nje ngjarje e tille. Islami nuk ka bere asnje gabim per te cilin duhet ndeshkuar. Statuti i LSI-se garanton rrugen e dyerve te hapura
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta eshte shprehur dje ne lidhje me vendimin me te fundit te kreut te Partise Socialiste Edi Rama per perjashtimin e Kastriot Islamit nga grupi parlamentar. Sipas Metes kjo eshte e papranueshme pasi ne vend ka 21 vjet qe ekziston pluralizmi. Islami ka kontribut shumevjecar ne Partine Socialiste e ne politike dhe nuk ka bere asnje gabim. Ka 21 vite qe ne PS nuk ka ndodhur ndonje perjashtim i tille dhe nuk besoj se do te ndodhe aktualisht aq me teper kur behet fjala per nje figure qe ka kontribuar per Partine Socialiste dhe per nje personalitet te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes - u shpreh Meta.
Sipas kryetarit te LSI-se Kastriot Islami eshte nje nga figurat e rendesishme ne PS dhe ai nuk e meriton te perjashtohet nga partia. Meta tha se Islami ka ndjekur nje politike proevropianiste madje pikerisht kete rruge e ka perqafuar edhe vete Edi Rama. Dhe nese ky i fundit do te kishte ndjekur te njejten politike si Kastriot Islami qe para dy vitesh atehere sot Shqiperia do ta kishte marre statusin e vendit kandidat per ne BE.
Pyetjes se gazetareve nese ka vend per Islamin ne LSI nese ai largohet nga PS Meta iu pergjigj se statuti i partise qe ai drejton garanton rrugen e dyerve te hapura per kedo qe aderon ne strukturat e saj.
Ne mbledhjen e djeshme te Kryesise se PS-se kryetari Edi Rama propozoi perjashtimin e Kastriot Islamit nga grupi parlamentar. Pas qendrimeve kritike dhe ne kundershtim me vendimet politike te grupit Rama ka marre shembull votimin e fundit ne Kuvend per kandidaturen e Bujar Leskajt per KLSH-ne ku Islami ska marre pjese dhe u ka shpjeguar anetareve te kryesise se pikerisht per kete veprim te pajustifikuar ai duhet te cregjistrohet. Rama ka ngarkuar kreun e grupit Gramoz Ruci qe te therrase ne nje seance degjimore deputetin Islami per ti dhene mundesine te sqarohet.
Reforma zgjedhore
Pas deklarates se nje dite me pare nga Shkodra Meta ka risjelle ne vemendje edhe nje here ceshtjen e reformes zgjedhore. Sipas tij reforma duhet te jete sa me gjitheperfshirese dhe konstruktive. Deri tani praktikat e ndjekura nga PS dhe PD sipas kreut te LSI-se kane sjelle probleme pas zgjedhjeve. Ka nje inerci ndoshta bipartizane nga komisionet e kaluara parlamentare por une shpresoj te kete reflektim qe reforma te jete shume e hapur gjitheperfshirese dhe konstruktive sepse dihet qe reformat qe ka bere vetem PD dhe PS gjithmone kane sjelle probleme - u shpreh Meta.
Nano per President
Eumlshte heret per te folur per kete ceshtje - ka deklaruar ne konference kreu i LSI-se. Ai ka vendosur ne plan te pare 100-vjetorin e pavaresise se Shqiperise vitin qe vjen dhe ka theksuar se kjo eshte ngjarja me e rendesishme e vitit dhe jo zgjedhja e presidentit. Me tej ai ka vazhduar se per kete ceshtje do te konsultohen edhe me koalicionin qeverises kur te vije momenti. Por ai ka theksuar se ish-kryetari i PS-se Nano ka vlerat e veta si politikan ne keto dy dekada.