E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo PS ska per te ardhur ne pushtet me Ramen ne krye

Autoritarizmi i zotit Rama papjekuria politike dhe bajraktarizmi jane shkaqet kryesore te percarjes se te majtes. Ai nuk njeh forumet nuk njeh voten ai nuk ka asnje lidhje me te majten shqiptare dhe me PS-ne

Intervistoi Taulant Halili

Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim njekohesisht dhe nenkryetar i Kuvendit Vangjel Tavo theksoi per standard se LSI kerkon qe reforma zgjedhore te jete gjitheperfshirese. Sipas tij duhet te kete ndryshim te sistemit zgjedhor por pa prekur Kushtetuten. Ndersa ka komentuar edhe percarjen qe po ndodh brenda Partise Socialiste Tavo thekson se situata e tensionuar jo vetem brenda Partise Socialiste por brenda te gjithe se majtes ka vetem nje pergjegjes dhe ai eshte Edi Rama. Sipas tij Rama eshte aksidentalisht ne krye te se majtes dhe se bajraktarizmi i tij si dhe autoritarizmi qe ai po perdor brenda Partise Socialiste po sjell edhe percarjen e kesaj force te madhe. Autoritarizmi i zotit Rama papjekuria politike bajraktarizmi ai nuk njeh forumet nuk njeh voten zoti Rama nuk ka asnje lidhje me te majten shqiptare dhe me PS-ne. Kjo eshte fatkeqesi per elektoratin e majte pasi ata nuk meritojne kete trajtim nga Rama. Faji i percarjes se PS-se eshte vetem i zotit Rama ai eshte fatkeqesi e PS-se - u shpreh Tavo. Gjithashtu ai ka theksuar se LSI eshte nje force serioze politike dhe se do te respektoje marreveshjen qeverisese me Partine Demokratike deri ne vitin 2013 ndersa me pas do te jene forumet e kesaj force politike te cilat do te vendosin nese do te vazhdoje ky koalicion apo jo.

Zoti Tavo ne mbledhjen e Komisionit per Reformen Zgjedhore forca politike qe ju perfaqesoni ka parashtruar kerkesa te reja ndryshe nga ato qe permbajne rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Mund te na thoni me shume lidhur me kete ceshtje

Sic eshte bere tashme publike gjate kesaj jave LSI ka paraqitur opsionet e punes se Komisionit te Reformes Zgjedhore kemi propozuar ne emer te te gjitha forcave te tjera qe ne programin e punes se ketij komisioni te futej edhe ceshtja e ndarjes se mandateve dhe e listes se kandidateve per deputete. Keto jane disa nga kerkesa tona te cilat edhe pse nuk jane pjese e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it ne nuk mund te anashkalojme faktin qe eshte bere publik nga partite politike dhe nga shoqeria civile qe duhet te ndryshoje sistemi zgjedhor po pa prekur kushtetuten e vendit.

Cfare doni te thoni me ndryshimin e sistemit zgjedhor

Pra nisur nga ky kendveshtrim ne si komision nuk kemi pse te fshihemi dhe nuk kemi pse te trembemi nga keto diskutime i gjithe ketyre ceshtjeve perkundrazi ne si ashtu si propozuam do te kembengulim qe ceshtja e sistemit zgjedhor ceshtja e listave te kandidateve per deputete apo ndarjes se mandateve te behet objekt i punes se komisionit te reformes zgjedhore duke pasur parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR-it po puna e ketij komisioni nuk mund te kufizohet vetem ne rekomandimet e komisionit te OSBE/ODIHR-it por qe ky komision duhet te jete gjitheperfshires dhe te permbushe vullnetin e te gjitha paleve ne kete komision. Te funksionoje jo si nje komision bipartizan ashtu sikurse ka qene Komisioni i Reformes Zgjedhore te vitit 2008 ku Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kane bere atehere nje kod zgjedhor ne marreveshje mes tyre ku po ky kod zgjedhor duhet te rigjeneroje nje pakt zgjedhor qe vete PS e cila ka qene iniciatore e kesaj marreveshjeje e ka kundershtuar dhe pasojat e asaj reforme zgjedhore jane bere shume te qarta per te gjithe opinionin shqiptar ku problemet sociale qe ka prodhuar ajo reforme zgjedhore ai kod zgjedhor e kane vuajtur shqiptaret e ka vuajtur Shqiperia e cila ka mbetur hapa mbrapa ne integrimin evropian.

Me konkretisht cilat jane pikat kryesore qe ju si force politike kerkoni te ndryshoni

Ne do te vazhdojme te kembengulim qe pjese e diskutimeve dhe e vendimmarrjes se ketij komisioni te jene propozimet e te gjithe anetareve te te gjitha forcave politike dhe jo vetem pjese e marreveshjes se dy forcave te medha. Ne jemi pjese e ketij komisioni jo thjesht si spektatore ne nuk mund te pranojme qe te perdoremi thjeshte si pasazh per te treguar se ky komision eshte gjitheperfshires dhe transparent prandaj duke u nisur nga kjo ne do te vazhdojme te kembengulim do te kemi propozimet tona do te kemi amendamentet tona te lidhura me ceshtjet e rendesishme te cilat i kam permendur me lart ose dhe per ceshtje te tjera te cilat kane qene problematike edhe ne ceshtje te tjera te cilat kane qene problematike ne zgjedhjet qe kemi kaluar. Nje tjeter kerkese jona ka qene qe pjese e komisionit ne te gjitha mbledhjet e saj duhet te jete e pranishme media ku mbledhjet e komisionit te jene transparente dhe ku mendimet e secilit debatet ndermjet anetareve te komisionit te jene te bera publike dhe transparente per te gjithe shqiptaret. Ne mendojme se debatet dhe diskutimet e te gjithe anetareve te komisionit nuk jane te rendesishme per vetem 10 anetaret e ketij komisioni apo per deputetet e Kuvendit por per te gjithe shqiptaret te cilet jane te interesuar per te pasur nje reforme zgjedhore gjitheperfshirese dhe transparente te cilet nuk do te gjenerojne vetem nje kod te ri zgjedhor por do te nxjerrin edhe nje rezultat zgjedhor i cili do te perdoret nga te gjitha forcat politike edhe nga humbesi. Dhe mendoj se me te interesuar do te jene shqiptaret te cilet kane vuajtur me shume nga te gjithe deri tani dua te permend ketu bojkotin e opozites te cilet per dy vjet treguan se ne kemi gabuar me Kodin zgjedhor te vitit 2008.

Zoti Tavo Kodi aktual Zgjedhor eshte propozuar nga PS-ja e cila tashme kerkon ndryshimin mos kjo eshte nje menyre e te kerkuarit te falur

Partia Socialiste e propozoi me qellim kete reforme zgjedhore per te perjashtuar nga Parlamenti Levizjen Socialiste per Integrim. Ata jo vetem qe nuk ia arriten por rezultatet e ketyre zgjedhjeve treguan se PS ka gabuar ne propozimin e saj kete e ka treguar edhe ne 2005 kur LSI doli ne opozite por edhe ne 2007-n zoti Rama e provoi vete pasi me votat e LSI-se arriti te fitonte Bashkine e Tiranes ashtu sikurse e provoi ne 2009-n se pa votat e LSI-se ai e la partine e tij serish ne opozite kete e provoi edhe ne zgjedhjet e ketij viti ku tregoi edhe njehere se PS pa votat e LSI-se nuk mund te fitoje pasi Rama humbi zgjedhjet bashkiake. Pra LSI si force serioze do te kerkoje qe kjo reforme zgjedhore te jete ne dobi te qytetareve te Shqiperise dhe vendit dhe jo ne favor te interesave te forcave te caktuara politike.

LSI eshte ne koalicion qeverise me PD-ne. Sa e rrezikojne kete koalicion kerkesat tuaja per reformen zgjedhore

Me pare duhet te ndajme koalicionin qeverises nga reforma zgjedhore. Dua te them se reforma zgjedhore eshte dhe duhet te jete nje reforme gjitheperfshirese e te gjitha forcave politike jo vetem parlamentare por edhe e atyre jashte parlamentare te cilat duhet te gjeneroje nje kod zgjedhor dhe nje rezultat zgjedhor i cili te jete i pranuar nga te gjitha forcat politike. Ne na duhet nje reforme zgjedhore ne interes te Shqiperise dhe jo te forcave politike. LSI vazhdon te qendroje korrekte ndaj koalicionit aktual dhe ne do te vijojme te jemi korrekt deri ne vitin 2013.

Pse cfare pritet te ndodhe ne zgjedhjet e 2013-s Mos do te thote kjo qe LSI-ne do ta shohim ne koalicion me PS-se

Eumlshte akoma shpejt per te folur se cdo te ndodhe ne 2013-n. LSI eshte nje force e konsoliduar pergjegjese dhe ka forumet e saj qe marrin vendime dhe nuk mund te them une se cfare do te ndodhe ne 2013. Une mund te them qe ne jemi koalicion qeverises deri ne 2013-n dhe se cfare do te ndodhe me pas do te jene forumet e LSI-se vendime te cilat do te jene jo vetem ne interes te LSI-se por ne interes te vendit. Kete e treguam edhe ne koalicionin e vitit 2009 pasi ne beme koalicion qeverises me PD-ne jo ne interes te LSI-se por ne interes te qytetareve pasi ne beme koalicion per te miren dhe integrimin e vendit.

Zoti Tavo ditet e fundit kemi pare qe PS te percahet serish i fundit i larguar eshte edhe zoti Elmaz Sherifi. Si mund te komentohen keto largime nga PS-ja

Une mendoj qe e majta nga nje force shume e konsoliduar qe ka qene ndodhet ne nje moment qe por krijohen jo vetem tensione brenda partise por po krijohen edhe tensione edhe nga jashte. Dhe keto probleme jane te forces kryesore te se majtes d.m.th. nga PS e cila duhet te analizoje gjendjen e saj se perse jane larguar keto parti. PS duhet te beje nje analize brenda vetes se perse po ndahen nga PS. Une jam i qarte se perse nga PS ka largime sepse eshte autoritarizmi i zotit Rama papjekuria politike bajraktarizmi ai nuk njeh forumet nuk njeh voten zoti Rama nuk ka asnje lidhje me te majten shqiptare dhe me PS-ne. Kjo eshte fatkeqesi per elektoratin e majte pasi ata nuk meritojne kete trajtim nga Rama. Faji i percarjes se PS-se eshte vetem i zotit Rama ai eshte fatkeqesi e PS-se.

Sa rrezikon LSI nga formimi i partive te reja te majta pritet te kete firo ne elektorat

Une dua te garantoj qe ne radhet e LSI-se ka vetem shtime ne votues dhe ne elektorat. Jam i bindur se LSI do ta shtoje fuqine e saj edhe ne Parlament ne zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›