E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Politika shqiptare me "grip stinor"

Fatjona Mejdini

Politika duhet ti lere menjane ngacmimet dhe provokimet reciproke dhe duhet te fokusohet te reformat qe kerkohen ne kete faze te re te integrimit te vendit. Kjo ishte thirrja qe beri dje zevendeskryeministri, njekohesisht Ministri i Jashtem, Ilir Meta, ne nje konference per shtyp, te mbajtur pas vizitave zyrtare ne Athine dhe ne Bruksel. Situaten e tensionuar politike, Meta e krahasoi edhe me gripin stinor, per te cilen uroi qe te kalonte sa me shpejt te ishte e mundur, per te mos shkaktuar edhe probleme me te ardhmen e vendit. "Do doja qe ta quaja kete sezon ngacmimesh dhe provokimesh te panevojshme, si nje grip stinor qe duhet ta leme sa me shpejt pas dhe te ecim te gjithe perpara pasi nuk kemi kohe per te humbur", deklaroi Meta. Sipas tij, ne kete moment, te gjithe shqiptaret presin nje ritem me te larte te reformave ne vend dhe politika duhet ti pergjigjet kesaj kerkese. "Te gjithe qytetaret shqiptare presin nje ritem me te larte te reformave, presin nje forcim te metejshem te institucioneve demokratike dhe ato te shtetit ligjor, presin jo vetem sherbime me te mira, jo vetem nga qeveria dhe administrata e saj por edhe pushteti vendor", deklaroi Meta, duke theksuar se pushteti qendror dhe ai lokal kane pergjegjesi te njejte kundrejt kerkesave te qytetareve. Duke ju referuar veprimit te disa vendoreve pak dite me pare te cilet hodhen plehra perpara kryeministrise, Meta theksoi simbolikisht, se ambienti politik duhet te ruhet edhe ekologjikisht. "Nuk kemi nevoje as per akuza te ndersjella dhe as per thase me plehra ne nje ambient, qe per fat te keq nuk eshte shume ekologjik per politiken shqiptare. Qytetaret presin te pastrohen edhe ato mbeturina te cilat ende shqetesojne qytetin tone por edhe qytetet e tjera te vendit dhe kurrsesi nuk mirepresin qe ate forme qofte simbolike te perqendrohen ne sheshet dhe ne bulevardet kryesore.", ironizoi Meta. Zevendeskryeministri theksoi se tashme pas vendimit te ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian per ti hapur rruge statusit te vendit kandidat te Shqiperise dhe nevojes per liberalizimin e vizave, politika duhet te tregoje pergjegjshmeri te madhe. "Ky eshte momenti qe, si qeveria ashtu edhe opozita te perqendrohen totalisht te keto sfida qe jane vendimtare per gjithe vendin, pasi integrimi evropian eshte interesi yne kombetar qe tejkalon mbi cdo interes te mundshem partiak apo ate te interesit personal", deklaroi Ilir Meta. Sipas tij, te gjithe aktoret politike ne moment duhet te rrisin standardet e komunikimit politik per te rritur standardet e legjislacionit ne menyre qe ai te jete i standardeve evropiane. Ne kete kuader, Meta theksoi se opozita ka shume per te bere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›