E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Politika te jetoje me shqetesimet e qytetareve

Politika duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje ekonomisë, duhet të jetojë me shqetësimet e qytetarëve. Kështu ka deklaruar nga Kavaja kreu i LSI Ilir Meta.
“LSI ka pikërisht këtë përgjegjshmëri, ka këtë ndjenjë realizmi dhe këtë qartësi që ndihmon që të gjitha energjitë të përqendrohen atje ku është shqetësimi më i rëndësishëm, dhe shqetësimi më i rëndësishëm është ekonomia. Atje ku është problemi më i madh për çdo familje shqiptare dhe problemi më i madh është punësimi, që do të thotë ruajtje e vendeve ekzistuese të punës dhe hapje e vendeve të reja të punës përmes politikave nxitëse dhe stimuluese të punësimit”- theksoi Meta.
Në mbledhje me anëtarë të partisë në Kavajë Meta ka vlerësuar vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për heqjen e TVSH-së së makinerive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›