Shtyhet votimi ne PE per pezullimin e vizave ne Shengen

Shtyhet votimi në Parlamentin Europian i mekanizmit për pezullimin e përkohshëm të liberalizimit të vizave në zonën Shengen.
Komisioni për liritë civile në Parlamentin Europian ka shtyrë pa afat votimin e raportit të eurodeputetit Agostino Diaz De Mera mbi mekanizmin e rikthimit të përkohshëm të regjimit të vizave në zonën Shengen. Arsyeja është mosmarrëveshja që ekziston aktualisht në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian mbi përdorimin e këtij mekanizmi në bazë të përqindjes së azilantëve nga çdo shtet i Ballkanit në territorin e shteteve anëtare. Ndonëse Komisioni Europian e kishte integruar këtë kriter në propozimin e tij fillestar, Parlamenti Europian ka qenë kundër përdorimit të këtij kriteri, duke e quajtur atë si politik. Ndaj, ai nuk figurons as në raportin e eurodeputetit Diaz De Mera. Por duke qenë, se vendimi për zbatimin e mekanizmit të rivendosjes së regjimit të vizave merret së bashku nga Parlamenti dhe Këshilli, atëherë Parlamenti pret një konsensus në gjirin e shteteve anëtare për të fiksuar një datë për votimin në komision dhe më pas në seancë plenare.
Mekanizmi i pezullimit të lëvizjes pa viza do të jetë i përkohshëm dhe me afat të shkurtër prej gjashtë muajsh. Ai do të zbatohet vetëm në situata urgjence. Vendimi për rikthimin e përkohshëm të regjimit të vizave për qytetarët e një vendi të caktuar që nuk respekton kushtet e Shengenit paraprihet nga njê raport i Komisionit Evropian, si dhe i agjencive evropiane si FRONTEX dhe Zyrës Evropiane për Azilkërkuesit. Vendimi merret nga një komitet i përbashkët i tri institucioneve të Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian ngarkohet për ekzekutimin e tij, nëse këtij vendimi nuk i kundërvihet Këshilli i Ministrave të BE-së.