E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Politika të rikuperojë kohën e humbur drejt BE-së

Nga qyteti i Elbasanit kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ripërsëritur dhe një herë thirrjen ndaj politikës shqiptare për përshpejtim të reformarve dhe rifitim të kohës së humbur në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Në këtë kontekst ai ka shtuar se është koha që politikanët të lënë mënjanë interesat e tyre meskine dhe tu përgjigjen aspiratave të shqiptarëve, pasi sipas tij nuk është një qëllim në vetvete, por një detyrim që kjo klasë politike u detyrohet qytetarëve të saj.
 

Këto komente Meta i bëri gjatë pjesmarrjes së tij në konferencën zgjedhore të LRI-së në Elbasan. Kreu i LSI-së Meta ka vlerësuar forumin e të rinjve të LSI-së si një lëvizje e progresit në zhvillimin për Shqipërinë Europiane, ndërsa ka theksuar se prioritete të partisë së tij për rininë janë arsimimi, profesionalizmi dhe punësimi. Ai ka shtuar gjithashtu se shqiptarët njohin vetëm një rrugë dhe ajo është rruga e reformave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›