E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti? Kushtetuta ia lejon shumicës. Të jetë i përshtatshëm

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfarth

TIRANË- Kushtetuta shqiptare e lejon zgjedhjen e Presidentin nga ana e maxhorancës, por është e rëndësishme që të përdoret sa më mirë koha  e mbetur për të gjetur një kandidat apo disa kandidatë të përshtatshëm.

Kështu është shprehur kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Volfart gjatë një deklarate për mediat, lidhur me cështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai ka vlerësuar hapat e bërë për reformën zgjedhore, por ka kërkuar avancim të punës. Koha deri në fund të muajit nuk është shumë e gjatë. Fundi i prillit është vetëm disa ditë larg. Është e rëndësishme të  përdoret sa më mirë  kjo kohë për të arritur rezultate bazuar mbi këtë klimë konstruktive, për ta ruajtur këtë klimë e për ta përdorur atë sa më mirë për të hartuar një projekt-propozim të mirë për Kodin e ri Zgjedhor- tha ai.

Ai ka komentuar edhe rendesine e numerimit elektronik te votave, vendosur me konsensus nga PD-PS ne mbledhjen e Komisionit te Reformes Zgjedhore, por ka kembengulur se me i rendesishem eshte besimi i zgjedhesve.

“Mund të jetë efikas, por kjo varet nga sistemi i përzgjedhur. Çështja më e rëndësishme është të ketë besim midis njerëzve, midis operatorëve dhe kjo është diçka që nuk mund të zëvendësohet. Besimi mes njerëzve është element thelbësor në ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve”- tha ambasadori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›