KQZ paralajmëron vonesë të materialeve nga QV drejt QNV

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli nëpërmjet një prononcimi ka paralajmëruar vonesë të dërgimit të materialeve nga Qendrat e Votimit në Qendrat e Numërimit të Votave. Ndërkohë, KQZ pritet të mbajë mbledhjen e radhës në këto momente dhe zëdhënësi i saj Olli shprehet se në këtë mbledhje do të kthehet edhe Dëshira Subashi, e cila u largua në mbledhjen e parë. Sipas tij, largimi i saj ka qenë për arsye personale të saj dhe kjo nuk e cenon punën e KQZ.
Ndër të tjera, Olli ka bërë të ditur se deri në këto momente, ecuria e procesit po zhvillohet normalisht, konform të gjitha parametrave.