E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Presidenti, falë LSI pati dialog gjithëpërfshirës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është shprehur se falë përpjekjeve të kësaj force politike u realizua dialogu gjithëpërfshirës për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit.
 

Duke folur në një takim me strukturat e LSI-së në prefekturën e Kozanit në Greqi, Meta kërkoi nga politika shqiptare të bëhet më e përgjegjshme për të ardhmen ndërsa shtoi se LSI-ja është forca politike e orientuar drejt së ardhmes dhe dialogut.
 

Duke u ndalur në marrëdheniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, Meta deklaroi se LSI-ja është garanci për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të riintegrohen në vendin tonë. "Jemi përgjegjës për të ardhmen e fëmijëve tanë” theksoi ai.
 

Ndërsa iu referua edhe krizës që ka prekur shtetin helen, Meta theksoi se në këtë periudhë krize vendit tonë i duhet të përqëndrohet tek punësimi.

Kryetari i LSI-së Ilir Meta në këtë takim shoqërohej nga ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›