E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silvestre: Mendoj për Interin, jo kombëtaren

Transferi i ri i Interit, Matias Silvestre, ka theksuar se ai nuk është në gjendje që të vendosë se për cilën kombëtare të luaj, pasi është shumë i përqëndruar te Interi.

Silvestre, i cili ende nuk ka asnjë paraqitje në nivel kombëtar mund të jetë pjesë e një lufte mes Italisë dhe Argjentinës për shërbimet e tij.

“Synimi im i parë është që të fitoj vendin në formacion te Interi. Unë kam dëgjuar se trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, dëshiron të më ftojë në reprezentacion dhe kjo është mirë”.

“Kam folur edhe me trajnerin e Argjentinës, por është shumë herët të vendos për këtë. Unë po mendoj vetëm për Interin. Ky është rasti i jetës time dhe nuk dua ta shpërdoroj”, ka thënë Silvestre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›