Kompromisi i mundshëm, Kosova të përmendet me fusnotë
Burimet diplomatike të BE kanë thënë për “Koha Ditore” se ideja të cilën e ka përmendur Grupi Ndërkombëtar i Krizave, që Kosova të përmendet me fusnotë dhe ajo të sqarohet me Rezolutën 1244, por edhe me përmendjen e mendimit të GJND-së në fakt është ide që kohë më parë ka qarkulluar dhe vazhdon të qarkullojë në BE. Ajo duket të jetë e pranueshme për Beogradin si kompromis, prandaj tani pritet presion ndaj Kosovës që edhe ajo ta pranojë.
“Nuk jemi shumë optimistë sepse Beogradi shpesh ka bërë të qartë se nuk pranon heqjen e referencës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe tani nuk mund të presim që pas të gjitha këtyre deklarimeve ata të heqin dorë. Prandaj, duhet të punojmë për një zgjidhje e cila do t’i merrte parasysh qëndrimet e Beogradit por në të njëjtën kohë të adresojmë edhe disa nga shqetësimet e Kosovës”, ka thënë për “Koha Ditore” një diplomat i BE-së duke përmendur si një ndër zgjidhjet, sipas tij konstruktive, propozimin që Kosova të përmendet me fusnotë shpjegimi i së cilës do t’i referohej Rezolutës 1244, por do të përmendte edhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
(ar.si/BalkanWeb)