E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komision hetimor për SHIK-un

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Rubikon” në KTV, të ftuar katër deputetë të forcave kryesore politike në Kosovë për të diskutuar rreth strukturave të sigurisë.

Formimi i një Komisioni Hetimor për të hetuar veprimtaritë e Shërbimit Informativ të Kosovës u cilësua i nevojshëm dhe i domosdoshëm nga deputetë të Vetëvendosje dhe AAK. Përkrahje kësaj iniciative tha se do t’i japë edhe PDK, ka thënë deputeti i kësaj partie Zenun Pajaziti. Këtë iniciativë deputeti i LDK, Arben Gashi e vlerësoi si humbje kohe.

Këto mendime u shpalosën nga deputetë të këtyre subjekteve politike në emisionin Rubikon që për temë debati kishte Strukturat e Sigurisë.

Si ta dimë se a vepron apo i ka dhënë fund veprimtarisë së tij SHIK-u?

Për ta zbuluar se me çfarë veprimtarish dhe nga kush financohej SHIK-u, do të ishte më se e nevojshme të formohej një Komisioni hetimor për të zbardhur këto gjëra.

Kështu thanë deputetët nga AAK-ja, Burim Ramadani dhe Dardan Moliqaj i Vetëvendosje në emisionin e KTV.

Zenun Pajaziti tha se edhe PDK-ja do ta përkrah këtë iniciativë.

Por deputeti Arben Gashi, nga partia më e madhe opozitare LDK, e pa këtë nismë si humbje kohe.

Ai dha alternativa tjera se si mund të veprohet.

Gjatë debatit për çështjen e komisionit përplaseshin deputetët Gashi dhe Ramadani.

Ndërsa, debati zhvillohej edhe në një front tjetër, ku deputeti Pajaziti dhe Molliqaj akuzonin njëri tjetrin.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›