Tirane perfundon rehabilitimi i bllokut 45
Ka perfunduar rehabilitimi i nje tjeter blloku banimi ne kryeqytet nje tjeter projekt i realizuar prej bashkise. Me numrin rendor 45 ky bllok banimi perfshin pjesen veriore te qytetit te Tiranes e cili kufizohet nga lumi i Lanes Hekurudha rruga per ne Kamez dhe ish - Kombinati Josif Pashko. Pjese e ketij rehabilitimi eshte edhe rikonstruksioni i rruges Vangjel Noti segmenti nga shinat e trenit deri ne takim me bllokun 45. I pranishem ne perfundimin e ketij projekti Kryebashkiaku Rama vuri theksin ne mirembajtjen e investimeve te tilla nga ana e komunitetit. Ky eshte rezultat i kontributeve tuaja te cdo familjeje dhe sipermarrjeje qe paguan taksat pasi me keto behen te gjitha punet dhe per kete arsye une jam shumekrenar qe arrijme qe cdo qindarke qe qytetaret e disponojne per Bashkine tua kthejme qytetareve me investime dhe transformime si keto qe po bejme ketu por ne momentin qe i dorezojme keto investime tek ju jeni ju qe duhet ti mirembani duke i konsideruar si pjese te pasurise se perbashket te komunitetit duke i konsideruar si pjese te kushteve qe iu duhen me te moshuarve femijeve te
gjitheve - tha Rama.
Projekti i rikonstruksionit te bllokut 45 i cili ndodhet ne pjesen veriore te kryeqytetit mundesoi rehabilitimin dhe trajtimin e nje siperfaqeje prej rreth 35ha duke realizuar njekohesisht dhe hapjen e rrugeve te reja qe sherbejne per lidhjen e gjithe sistemit rrugor te zones. Gjeresia e rrugeve eshte 7 metra me trotuare nga te dyanet te shtruar me asfalt dhe gjeresi 2 metra.
Gjithashtu eshte nderhyre ne rrjetin e ujesjellesit me gjatesi 7400 metra lineare qe tashme eshte ndertuar ne te dy anet e trotuareve te rruges e po ashtu edhe ne ndertimin e rrjetit te ri te kanalizimit te ujerave te bardha. Sipas projektit eshte realizuar edhe nderhyrja ne sistemin e ndricimit rrugor me shtylla metalike me lartesi 9.8 m te vendosura ne te dy krahet e rruges. Pjese e ketij projekti ishte edhe rikonstruksioni i rruges Vangjel Noti segmenti nga shinat e trenit deri ne takim me bllokun 45 nje nderhyrje kjo e cila realizon lidhjen mes sistemit rrugor te zones se Laprakes dhe bllokut Nr. 45. Gjatesia e rruges eshte 740 metra dhe gjeresia 6 metra.