Vizat sot miratohet amendamenti i Tanja Fajon ne Komitetin e Sigurise
Dita e sotme pritet te jete nje etape e rendesishme ne permbylljen e procesit te liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare. Komiteti i Drejtesise dhe Puneve te Brendshme te Parlamentit Europian ka ne kalendarin e vet votimin e draft-raportit per Shqiperine dhe Bosnjen i cili eshte hartuar nga raportuesja sllovene Tanja Fajon. Komiteti me seli ne Bruksel do te nise punen sot paradite ne nje seance qe parashikohet te zgjase me pak se nje ore gjate se ciles eurodeputetja Fajon do te mbaje fjalen e saj si dhe do te lexohet opinioni i pergatitur nga baronesha Sarah Ludford. Me pas do te kalohet ne nje votim elektronik te dokumentit. Ne thelbin e vet dokumenti i pergatitur sugjeron heqjen e regjimit te vizave per dy vendet e fundit ne Ballkan qe nuk e kane kete te drejte Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina ne nje afat qe eshte bere i njohur se nuk do te kaloje fundvitin 2010. Parlamenti Europian duhet te shqyrtoje sa me shpejt propozimin per amendim te rregullores numer 539 lidhur me Shqiperine dhe Bosnjen dhe te ndermarre te gjitha hapat e nevojashem per te vleresuar propozimet e komisionit sa me shpejt qe te jete e mundur. Besojme se edhe Keshilli do te veproje me te njejtin perkushtim. BE pritet te mundesoje levizjen e lire per dy vendet e tjera brenda vjeshtes se vitit 2010 thuhet nder te tjera ne dokumentin e pergatitur nga Fajon. Nderkohe edhe pse nje votim formal dokumenti pritet te shoqerohet me debate qe perfaqesojne orientime te brendshme te hapesires europiane. Keshtu nje nga amendamentet e mundshme eshte edhe ai qe lidhet me pjesemarrjen e Shqiperise dhe Bosnjes ne Konferencen Islamike. Ai eshte pergatitur nga eurodeputeti i majte holandez Daniel Van der Stoep dhe kerkon kushtezimin e nje hapi te tille me terheqjen paraprake te te dyja vendeve ballkanike nga organizata e sipercituar. Kjo rregullore hyn ne fuqi ne qofte se Shqiperia si anetare dhe Bosnja si vezhguese ne Organizaten e Konferences Islamike te heqin dore respektivisht nga statusi i anetarit dhe i vezhguesit percakton amendamenti ne fjale. Gjithsesi duke pare hapat e deritanishem si dhe mendimet e pergjithshme rreth ceshtjes perfshire vendimin e Komisionit te Jashtem te PE-se ky propozim eshte realisht pa peshe te madhe. Nese cdo gje do te shkoje normalisht drafti do te kaloje ne PE me 6 tetor ndersa vendimi perfundimtar do te merret nga ministrat e Brendshem te BE-se me 9 nentor.