E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Ftoj opoziten ta votojme te enjten

Gjykata administrative

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka kerkuar dje nga 140 deputetet ne Kuvend qe te votojne ne seancen e dites se enjte ligjin per gjykaten administrative. Rreth 20 minuta pas publikimit te deklarates se Ambasades se SHBA-se ne Tirane per prerjen e fondeve ne rast se nuk miratohet brenda muajit shtator ligji per gjykaten administrative kryeparlamentarja Topalli nuk ka humbur kohe duke ftuar edhe njehere deputetet e opozites qe diten e enjte te respektojne mandatet qe mbajne e te votojne ligjin per gjykaten administrative qe sipas saj eshte ne rend dite prej shume muajsh. Ky ligj ka nje rendesi substanciale per biznesin drejtesine dhe transparencen thuhet ne faqen zyrtare te Parlamentit. Kryetarja e Kuvendit perserit ftesen e saj ndaj opozites qe ti bashkohet mazhorances per kete ligj qe kerkon 3/5 e votave. Ky nuk eshte ligj per partite ky eshte ligj per shtetin per vendin interesat e te cilit duhet te jene mbi cdo interes tjeter citohet ne faqen e internetit te kryeparlamentares Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›